TIRANË-Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije sot se përmes celularit mund të kryhen pagesat e energjisë.
Sipas tij, pagesat nëpërmjet celularit shmangin rradhët ne sportelet për të paguar energjinë.
"Këtë javë gati për të mundësuar pagesën e energjisë online, edhe përmes celularit, për të shmangur më në fund rradhët pafund të 20 vjetëve ", nënvizon në Facebook kryeministri Rama. /ATSH/