Rama: Kinemaja e Shkodrës, gati për transformim! Do i rikthejmë identitetin

Rama: Kinemaja e Shkodrës, gati për transformim! Do i rikthejmë identitetin

Kryeministri Edi Rama shkruan se do të nisë transformimi i kinemasë së Shkodrës.

Ndërsa ka ndarë disa pamje në facebook, Rama shkruan se kinemasë së Shkodrës do t’i kthehet identiteti si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve shkodranë, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit.

“Bëhemi gati për transformimin e Kinemasë së Shkodrës për t’i kthyer identitetin, si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Shkodrës, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit”,- shkruan Rama në postimin e tij.

Transformimi i kinemasë do të nisë pasi Bashkia e Shkodrës rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit. Kontrata e qirasë ndërmjet kësaj shoqërie dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.  Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë