Rama- komentuesit: Kujdesem
vetë për Vetingun,kujdes Barçën

Rama- komentuesit: Kujdesem<br />vetë për Vetingun,kujdes Barçën
TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga Franca përshëndet nga rrjeti social Facebook, fansat në faqe me një fotografi nga Lungomare.

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje tërheqëse të "Hijes së Diellit" mbi bregun e Lungomares, një disk që shfaqet gjatë zbaticës e zhduket gjatë baticës, përballë shkallares së bukur përgjatë vijës së rilindur bregdetare të qytetit”.


Por nuk mungojnë kritikat me spec, por as përgjigjet e kryeministrit që mundohet të kalojë në prizmin e humorit.

Një qytetar me logon e Juventusit si foto profil i kritikon Vettingun dhe i tregon se duhet të largohet bashkë me Berishën.

Qytetari: O xhaxhi pyka (Edi) ta futen iku vetingu per lesh. Tash merre Salen per dore she numeroni hapat se u ndimojne per zemer. Malok timin e kam Salen Por cdo hap asht tu ta fut. ëake up.
Edi Rama: Roland se qenke edhe juventin mos na turpero me kete gjuhe prej te dehuri dhe kujdes Barcelonen se Vetingun e kam kujdes vete😀

Qytetari: Sikur te mos derdheshin ujrat e zeza dhe te pastrohej pakez vija e pare buze detit nga algat dhe myshku do ta bente shume terheqese kete zonen dhe pse jo do ta ruante nga amortizimi dhe pse sapo eshte ndertuar

Edi Rama: Nuk derdhen me ne det ujerat e zeza Anxhelo, projekti e mbylli edhe ate histori te shemtuar 100 vjeçare!

Kajo Karafili: Ta shofim kte "hijen e diellit" ne korrik me 40+ grade.

Edi Rama: Mos perdor kete emer per te shkruar budallalleqe!

komentuesi

komentuesi
(Kryeministri Rama ne Facebook)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës