Rama: Kongresi më i bukur
Sot numerimi për Asamblenë

Rama: Kongresi më i bukur<br />Sot numerimi për Asamblenë
TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur dje Kongresin për të zgjedhur Asamblenë Kombëtare, miratuar programin si dhe ndryshimet në statut. 1500 delegatë janë mbledhur në sallën e Pallatit të Kongreseve, për të diskutuar dhe miratuar programin e ri si dhe statusin e rinovuar. Kongresi u hap duke mbajtur 1 minutë heshje për nder të viktimave të 21 janarit.
Të pranishëm në asamble ishin dhe Ambasadori i BE-së, Erttore Sequi, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth.
Por ndryshe nga dy ambasadorët e tjerër, ambasadori i SHBA-së nuk qëndroi deri në fund të fjalimit të kryetarit të Partisë Socialiste.

PROCESI I VOTIMIT DREJT FUNDIT, NUMERIMI NESER
Procesi i votimit për programin e ri në kongresin PS është drejt përfundimit, por me sa duket nuk mjafton vetëm dita e sotme për të marrë një rezultat përfundimtar. Procesi i numërimit duhet të nisë të dielën në mëngjes.

RAMA: KY ISHTE KONGRESI ME I BUKUR I PS
Në hapësirën e tij online në rrjetin social Twitter Rama shkruan pak minuta më parë se “Ky është Kongresi më i bukur që kur jam në Partinë Socialiste. Dhe më e bukura është se ky është vetëm fillimi! Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe”.

RAMA: KEMI NJE PROGRAM AMBICIOZ
Edi Rama ka folur pas mbylljes së kongresit të PS për mediat mbi programin e ri të partisë socialiste. Rama ka thënë se nevojitet një shtet ligjor dhe një model i ri ekonomik. “Programi i PS është një program tepër ambicioz,” tha Rama. “Duhet një program i ri politik për investimet e huaja”. Rama u shpreh gjithashtu se taksa e thjeshtë është vërtetuar që nuk sjellë rritje punësimi.

RAMA: PS NUK KRAHASOHET PS ME KAZERMEN E BERISHES
Duke iu drejtuar mbështesve atyrë që e gjykojnë por dhe e sulmojnë, Rama bëri thirrje për bashkim, për të lënë mënjanë sherret dhe ndasitë për të punuar për të hequr qeverinë aktuale e cila po e con vendit drejt shkatërrimit e humnerës.
”Sot do flas hapur troc sa të mundem.” Nisi fjalimin e tij Rama. “Atyrë që më mbështesin u them se sot jam më shumë se kurrë i vendosur të bëjmë Shqipërinë ashtu siç duhet përmes PS-së. Do jem me ju për të nxitur dallgë të re anëtarësimesh në PS. Për një Shqipëri pa plehra, pa analfabetizëm. Do bashkëbisedojmë qytet më qytet me besimin se Shqipëria do të behet bashkë me aleatët e Aleancën“
"Atyre që më gjykojnë i them unë nuk jam i pagabueshëm por mos bëni fajin e madh të shërbimit për kundërshtarin"
"Lufta me borxhin publik nuk ka vend për beteja meskine, kohërash normale, Izolimi faktik nga Europa në kushtet e stuhisë financiare është e pafalshme. Politika duhet ti dalë zotë dhe të lërë mënjanë sherret, ngrindjet për hesape mirëfilli politike, dhe të zgjidhim cështjen e 1 milionë të papunënve."- nënvizoi Rama.
“PS - nënvizoi Rama- nuk vuan nga mungesa e lirisë, as nga mungesa e debatit brenda saj. Kjo është e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Të bësh krahasime mes PS-së dhe kazermës së Saliut është njësoj si të krahasosh trëndafilin me kaktusin”

RAMA:PROGAMI I VETEDIJES

Rama e quajti programin si program i tre gjeneratave të PS, “është program i refletimeve të thella, i vetëdijes politike për stuhinë që I afrohet këtij vendi për shkak të keqqeverisjes”. Ai bëri apel për përshpejtimin e procesit të integrimit, pasi „stuhia që po na ofron nuk mund të na gjejë jashtë BE”. Rama njoftoi që të hënën PS do nisë propozimet për këtë proces integrimi.
Për të përndjekurit premtoi shërbimet publike falas njësoj si veteranët e luftës. Për çamët premtoi trajtimin me seriozitet sic trajtuan problemen e kufijve.„Jemi për marrëveshje të shpejtë për kufijtë detar, por vetëm mbi themelin e reciprocitetit absolut.“ Persëriti qëndrimin e PS për heqjen e takses se sheshtë, heqjen e takës së qumështit, bukës dhe ilaceve.

RAMA: EMIGRANTËT DO VOTOJNE
Për emigrantët Rama tha se programi i kushton një vëmendje të vecantë, si asnjë program tjetër partiak. “Programi PS parashikon të drejtën e votës, kudo që ai jeton. Ne do bëjmë cmos që tia garantojmë këtë të drejtë kushtetuese.“

DO HEQIM TAKSEN E SHESHTE
“Taksa e sheshtë është një grabitje e shumicës së dërrmuese”- tha Rama dhe premtoi heqjen e saj “Kush merr më pak do paguajë më pak, kush merr më shumë do paguajë më shumë”.
Ai akuzoi kryeministrin se ka ulur taksat për njerëzit e oborrit të tij ndërsa ka rritur taksat për njerëzit e thjeshtë. “ Qeveria po shtrydh të varfërit e fryn të pasurit “- tha Rama „Një deputet që merr 1.4 milionë lekë paguan 140 mijë lekë taksa. “Kryeministri nga 220 mijë lekë taksë e ka cuar në 200 mijë, edhe spikerja kuptohet se me atë i ka bërë uljet e taksave. Po, Saliu i ka ulur taksat për veten, spikeren dhe ortakët e tij në biznes”

„Koha e Saliut ka mbaruar.. duhet të ikë sa më parë “ – tha Rama dhe shprehu besimin se në 20013 PS do të fitojë zgjedhjet. “Hera e tretë e vërteta. Saliu nuk na i vjedh dot më votat“

Duke përshëndetur trojkën e ambasadorëve, Rama tha se “Europa për ne socialistët nuk është një pikë ku duam të mbërrijmë por një mënyrë e re e të qënit në Shqipëri. Dhe për këtë flet programi i ri”
PROGRAMI
Eksperët të lartë të Partisë Socialiste, bashkëhartues të programit, Mimi Kodheli, Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Valentina Leskaj prezantuan secilin prej 4 shtyllave të programit të PS-së, të cilin Edi Rama e publikoi dy ditë më parë në faqen e tij zyrtare online: “Rimëkëmbja e ekonomisë”, “Ripërtëritja e Shoqërisë” , “Rivendosja e demokracisë” dhe “Ribashkimi me Europën”.

VAZHDON KONGRESI

Punimet në Kongres vazhduan me përshëndetjen e drejtuesve të partive aleate, si Petro Koçi, kreu i PSV91, Skender Gjinushi, i PSD, Spartak Ngjela, e Nard Ndoka, e kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe të ftuarve të tjerë. Dhe nëpërmjet një ekrani të madh u përcoll përshëndetja e Internacionales Socialiste, të Partive Socialiste Evropiane ku PS bën pjesë, si edhe një mesazh nga grupi socialist në Parlamentin Evropian.
Pas fjalimit dhe mesazheve përshëndetëse, mbledhja nis punimet me dyer të mbyllura. Për më shumë se dy orë është parashikuar që të diskutohet nga të pranishmit mbi programin e ri politik dhe ndryshimet në statut. Pritet që të ketë diskutime dhe nga deputetët që njihen si pjesë e grupimit të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS.

 KONGRESI

Sekretari organizativ Blendi Klosi i cili hapi punimet e Kongresit tha se nën drejtimin e Edi Ramës “po projektojmë rilindjen e re të Shqipërisë“. Duke bërë një krahasim me Partinë Demokratike, e cila „ ofron një demokraci të refuzuar nga Evropa, një Shqipëri me plehra, janë mazhorancë e dhunës ”- ne tha Klosi “besojmë tek administrata publike, respektojmë kushtetutën e shtetin”

ASAMBLEJA

Pritet të sjellë debate lista e re e Asamblesë së partisë Socialiste e cila pritet të diskutohet sot.Në Kongres do të votohen gati 140 anëtarë të Asamblesësë. Rreth 110 prej tyre futen automatikisht në forume,ndërsa për pjesën tjetër, Rama ka afruar njerëz nga shoqëria civile por edhe ata që kanë bashkëpunuarme të gjatë gjithë këtyre viteve. Deri dje në mbrëmje Edi Rama dhe Blendi Klosi kanë qenë së bashku nezyrë për ti dhënë dorën përfundimtare listës që pritet të miratohet nga delegatët e kongresit. Shqiptarja.com shkruan se ndër emrat e rinj që do hynë në asamble janë ish kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe do rikthehet ish ministri i Financave, Anastas Angjeli.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit