Rama: Kosova e pavarur! Vuçiç
nuk distancohet nga koret raciste

Rama: Kosova e pavarur! Vuçiç<br />nuk distancohet nga koret raciste
TIRANE- Ndonëse takimi ndërmjet Vuçiçit dhe Ramës u mbyll në mënyrë të pa kuptimtë dhe pa një shtrëngim duarsh, ftesa nga pala shqiptare nuk mungoi. Kryeministri shqiptar në fjalën e tij në konferencën për shtyp i bëri ftesë zyrtare kreut të qeverisë serbe për të vizituar Tiranën. Por kjo ftesë me sa duket është pranuar në parim nga ana e Vuçiç. Pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë serbe theksoi në një postim në rrjetin social twitter se dje ishte një shans për të kthyer një faqe të re të historisë. Por ai i ka vijuar t’i qëndrojë linjës se deklarata e Ramës për Kosovën ka qenë një provokim i cili sipas Vuçiç ka çuar në një mundësi të humbur. Gjithsesi në përfundim të statusit të tij Vuçiç shkruan se ende do të dëshironte që të punohej së bashku për të ardhmen e rajonit.

Qëndrimet
Konferenca për shtyp ndërmjet Ramës dhe Vuçiç u karakterizua me një valë akuzash diplomatike ndërmjet tyre derisa më pas dolën në qëndrime të hapura. Vuçiç u pyet nga ana e gazetarëve se nëse distancohej nga koret raciste që u mbajtën në stadiumin e Beogradit, ai thekso ise të tilla kore i dëgjon përditë në Tiranë dhe Prishtinë ndaj serbëve. “Unë nuk kam asnjë problem për atë që dua të them kudo të jem. Unë jam gjithnjë i mendimit, se Kosova mbetet Serbi. Nëse më pyesni për atë unë besoj tek institucionet e Europës unë di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe se këto gjërat do të kalojnë shumë shpejt dhe jemi gati të bashkëpunojmë. Unë këtë dëgjoj çdo ditë në Prishtinë dhe Tiranë për serbët, dhe është diçka që nuk e dua dhe nuk e do askënd, dhe me këtë rast treguam që jemi me krahë hapur ndaj çdo gjëje.

Unë po ju tregoj se është pjesa e mikpritjes serbe dhe vijnë flasin për Kosovën dhe do të vijë radha ime dhe di të them edhe unë gjërat e mia.” theksoi Vuçiç. Ndërsa kreu i qeverisë nga ana e tij theksoi se pala shqiptare nuk do të ndihet e provokuar nëse kryeministri serb do t’i jepte sërish këto mendime edhe në Tiranë por do të ndihej vetëm i keqaardhur. “Ju siguroj se në Tiranë nuk do të ndihemi të provokuar nëse mbani të njëjtin qëndrim për Kosovën, por të keqardhur se është një realitet që sa më shpejt ta njohim aq më shpejt do të mund të lëvizim për para.

Ju përsëris se mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë e thënë prej jush s’do konsiderohet provokim, pavarësisht se çfarë do të prisnim ne. Po e kam ftuar kryeministrin të vizitojë Serbim në vitin e ardhshëm duke shpresuar se nuk duhet të presim 68 vjet për takimin tjetër, dhe se nuk duhet ta presim konferencën e ardhshme të Ballkanit për të përsëritur të njëjtat gjëra por për të shkuar me një bilanc pune të përbashkët. Duam ti japim vërtetësi faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i përket të shkuarës dhe se gjenerata e re qeverisëse i përket së shkuarës.” u shpreh Rama.


Biseda e fshehtë ndërmjet Ramës dhe Vuçiç
Biseda e gjatë me kryeministrin Vuçiç, që zgjati gati një orë nga 20 minuta që ishte parashikuar, ndodhi  për shkak të mosmarrëveshjes për Kosovën. Kryeminsitri Rama e pranoi këtë në një konferencë për shtyp me gazetarët shqiptarë në hotel Hayat. Ai konfirmoi se zgjatja e takimit ishte për shkak të mosdakordësisë për termat rreth Kosovës. Rama tha se biseda kokë më kokë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, ishte jashtëzakonisht e vështirë. Duke folur për çështjen e Kosovës, kryeministri Rama u shpreh se, nuk e provokoi kryeministrin Vuçiç me Kosovën.

Vuçiç, droni ishte akt kriminal
Gjatë takimit të ditës së djeshme Rama- Vuçiç, është risjell në vëmendje, fluturimi i dronit me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. I pyetur lidhur me hetimet për këtë ngjarje, kryeministri serb tha se Beogradi ka të dhëna se ka patur organizim për ngritjen e dronit, duke u shprehur se ky veprim do të dënohet. “Unë kam menduar që nuk duhet të flasim për të kaluarën, por për të ardhmen. Droni ka qenë i mirëorganizuar. Kemi të dhëna që ka pasur organizim për ngritjen e atij droni, do e dënojmë atë akt kriminal. Edhe UEFA e ka regjistruar ndeshjen”, tha Vuçiç. Ndërkohë lidhur me këtë, Rama tha që politika e shteteve nuk duhet të diskutohet nga ajo që ndodhi në një fushë futbolli.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia