Rama: Krenar për E-Albania 
mbase 21 qershori ju sjell në vete

Rama: Krenar për E-Albania <br />mbase 21 qershori ju sjell në vete
­TIRANË -  Siç tashmë është kthyer në normalitet, diskutimet në Kuvend mes ligjvënësve shqiptarë rrallë herë fokusohen në projektligjet e rendit të ditës. Por mes debateve për çështje nga më të ndryshmet që deputetët mbajtën më herët para tij, kryeministri Edi Rama u kujdes që në nisje të fjalës së tij të sqarojë se do të diskutojë vetëm për projektligjet, ndërsa në rend ishte radha e Ratifikimit të marrëveshjes me Bankën Botërore sa i përket shërbimeve për qytetarin. Kreu i qeverisë tha se përmes shërbimit E-Albania qytetarët mund të bëjnë pagesa të shërbimeve më të rëndësishme si drita, ujë e shumë të tjera, pa u dashur të mbajnë radhë në sportele e duke shmangur njëherësh korrupsionin. Në këtë sistem, - tha Rama, tashmë janë më shumë se 100 shërbime për qytetarët, ndërsa shtoi se me kalimin e këtij projektligji në Kuvend do të krijohet terreni i duhur edhe për firmën elektronike. “Koha kur certifikata do të merret në shtëpi pa pasur nevojë për të shkuar në njësinë bashkiake do të jetë shumë e shpejtë”, -tha Rama.
 
Në përmbyllje të prezantimit të këtij projektligji, Rama nuk la pas edhe batutat për opozitën kur tha se: Ata që s’ jua bëri 23 qershori t’jua sjellë 21 qershori, t’ju sjellë në vete se jeni komplet jashtë vetes.

Fjala e plote e kryeministrit Rama sot ne Kuvend


Ne pjesen e pare te zhvillimeve ne Kuvend, objekti i diskutimeve ishte pikërisht lajmi i publikuar pak ditë më parë në disa media lidhur me përfshirjen e emrit të bashkëshortes së kandidatit të mazhorancës, Erion Veliaj në bizneset e Amiran Dzanashvilit administratorit dhe pronarit të kompanisë “Xhoi CO21sha” . Reagimet dhe replikat kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë të forta mes mazhorancës dhe opozitës për Arjola Xoxën dhe lajmit të publikuar për të duke dalë kështu jashtë rendit të parashikuar të ditës.

I pari që mbajti fjalën në foltoren e Kuvendit ishte deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i cili foli për shantazh të qeverisë ndaj lirisë së medias duke vendosur sipas tij censurë ndaj lajmeve që kanë të bëjnë me akuza ndaj mazhorancës. Patozi e sheh këtë si një rrezik real për zgjedhjet e 21 Qershorit, e nuk perjashton mundesine qe po kaq lehte shumica te vjedhe edhe votat.
 
Ora 13:25 Rama: Shërbime të dixhitalizuara përmes E-Albania
“Siç është bërë zakon këtu vetëm për përmbajtjen e rendit të ditës nuk flitet dhe vetëm për çështjet që adresohen nga projektet e ligjeve nuk diskutohet. Unë besoj se ky është një projekt me rëndësi themelore dhe i hap rrugë një tjetër reforme transformuese dhe me plot gojën ndan Shqipërinë nga një epokë e gjatë dhe jashtëzakonisht sfilitëse për qytetarët që marrin shërbime publike në një epokë që do të transformohen rrënjësisht. Jam krenar që arritëm në një kohë të shkurtër të përfshijmë BB dhe BE në draftimin e një projekti inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme dhe plagën shumë të madhe të korrupsionit në shërbimet publike duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe në fund të shumë viteve që s’arrijnë dot të zgjidhin problemin i kthehet edhe në një dëshpërim të madh. Me këtë projekt do të transformojmë shërbimet që sot 134 institucione që japin shërbime prej të cilave 56 % shërbime në sportele të kthehet në një shërbim të cilësisë më të lartë dhe në një model.  Kemi trashëguar një shtet që vetëm i tillë s’mund të quhet që s’ka një bazë të dhënash të besueshme të organizuar dhe të integruar.

rama

Çka do të thotë se puna që kemi filluar është kalimi nga një bazë të dhënash pa inventar në dosje, në sirtar, në dollap me shumë mangësi në një bazë të dhënash dixhitale për shërbimin. Po bëjmë riinxhinierimin e gjithë strukturës së shërbimeve me ekspertë të huaj e shqiptarë për të shkurtuar numrin e licencave të vërtetimeve të dokumenteve që i kërkohen sot njerëzve, plotësisht i redaktueshëm. Po punojmë për të siguruar lidhjen e bazës së të dhënave në mënyrë të integruar, jo thjesht një bazë të dhënash për një shërbim, por për 6 shërbime e t’i japim mundësi shtetit të ketë dijeni të plotë për të gjitha aspektet që lidhen me një pronë, numër pronarësh e kështu me radhë. Ligji për firmën elektronike, në bazë të kalimit të këtij ligji dhe përcaktimit të procedurave të nevojshme koha kur certifikata do të merret në shtëpi pa pasur nevojë për të shkuar në njësinë bashkiake do të jetë shumë e shpejtë”,
u shpreh Rama. "
Ne kemi tanimë më shumë se 100 shërbime të dixhitalizuara përmes portalit e-Albania, të cilin e gjetëm me 5, 6 shërbime dhe me një akses zero të qytetarëve. Sot janë mbi 100. Pjesa e mbetur, që parashikohet të jetë rreth 300 shërbime nga 390 e ca që ka sot, është pjesa më e vështirë pasi kërkon atë që thashë; sistemin bazë të të dhënave. Sot për mes portalit e-Albania është fare e thjeshtë të paguhet fatura e energjisë elektrike, fare thjeshtë të paguhen një sërë detyrimesh të tjera pa bërë absolutisht asgjë tjetër veçse një klik-u dhe dhënies aty për aty të shërbimit."  

Ora 13:40 Reagon Berisha për Shqipërinë dixhitale: Rama rreh gjoksin me veprat e mia
“Çka u shiti zotëria këtu për novitete firma elektronike dhe ligji i saj kanë të paktën 6 vjet të votuara në këtë parlament të dorëzuara me certifikatë në atë ndërtesë ku është sot zotëria që rreh gjoksin me veprat e paraardhësit. Statistika botërore thotë se Shqipëria në 2005 kishte mbi 5 % përdorim të internetit. Në 2013 arrit në 63 %. Çmimi i telekomunikacionit u ul nga 3-5 herë sipas rastit”.

Më tej Berisha lëshoi alarmin kur tha se borxhi ka arritur në 80%. “Ky njeri bërtiste i tërbuar nëpër tribuna për borxhin por çfarë ndodhi me kredinë që ua shet me mburrje, e çon në 80% borxhin kur ekonomia është në pikiatë, eksportet kanë rënë me 13%”
 
Ora 13:55 Rama del sërish në foltore: Zhbllokuam situatat që ju latë në ngërç

“Nënshkrimi elektronik i certifikatës familjare nuk është në ligj dhe për këtë arsye do të vijë ligji për tu bërë nënshkrimi i vlefshëm. E dyta Vodafoni është sorollatur nga 3 vjet sa lart e sa poshtë sa nga zyra ku jam unë sot sa te zyra e guvernatorit të bankës dhe faktikisht Vodafoni ka kërkuar prej disa vitesh u bë realitet vetëm me ardhjen e guvernatorit të ri dhe pagesat nëpërmjet celularit janë sot aktive sepse ne zhbllokuam këtë situatë. Sa i përket çështjes së sporteleve që për mua është një nga ndryshimet më të rëndësishme dhe më të nevojshme që kanë njerëzit që janë në kontakt me institucionet ne kemi vënë në dispozicion një fond për bazën e të dhënave”

Ora 13:00 Berisha-Bushatit: Mandati yt qëndron pas çmimit 2 $ të tokës në Surrel
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me akuza ndaj deputetit socialist Ervin Bushati se fshihet në mënyrë indirekte pas çmimit prej 2 dollarësh me të cilin kryeministri Rama ka blerë tokën në Surrel për ndërtimin e shtëpisë së tij.

Ke ndonjë lidhje indirekte me truallin 2 dollar të Ramës në Surrel? Gojët e liga thonë se në atë çmim qëndron mandati yt, thotë se ka një “dea”l se pse e bëjnë këtë nuk e di, por di që Edi Rama ka deklaruar se truallin e vilës së tij e ka blerë me 2 $ në një kohë kur të garantoj që brenda kurorës së Tiranës dhe Qafë-Priskës nuk e gjen me 2 $. Shko po deshe pyet kryekomunarin e Dajtit se janë tokat dhe sa ka qenë. Je ti i implikuar, indirekt në çmimin 2 $ të truallit të vilës së Ramës atë do ta nxjerrë një hetim i plotë parlamentar që do të bëhet. Pallati tjetër i Gjushit në rërë 20 metra nga deti, shko në dr dhe shiko si shtrihet te shkëmbi i Kavajës 13 kate pallati i Gjushit dhe pretendon se bën ligj. Shko në Qeparo dhe shiko si resorti Rama-Kokëdhima ndërtohet 25 metra buzë ujit”, u shpreh Berisha.
berisha

Më tej ai u ndal tek doganat, ku tha se janë në një rënie të madhe duke shënuar një vlerë prej 3.5 milion lekë më pak se në vitin 2013.

“Në dogana jeni pikatë. Jeni 3.5 milion lekë më pak se në vitin 2013. Keni mbush doganat me trafikantë. Sokol Zhuka i dënuar me vendim të prerë në shtetin Italian për drogë është vendosur në doganën e Kakavijës që të bëjë drogën. Është i vendosur nga Edi Rama. Edhe vëllai i tij është drejtor i OSHE-së në Kamëz, por për të nuk them gjë. Bëj thirrje që pasuritë e para që duhet të hetohen të jenë ato të kryeministrit shqiptarë. Po largohen masivisht biznemenë nga vendi. U xhindos Veliaj kur unë i thash për të shoqen. Po tani që i dolën të gjikthë dokumentat e Velicës. Me firmën e saj. Ka folur ndonjëherë ai për vilën. 200 mijë euro vilë. Nuk e le vila e Surrelit të flasë. Unë nuk kam asgjë pse ai ka vijë. Ai nuk flet fare. A kemi standarde apo jo. Kriminaliteti duhet luftuar me standarde. Këta që kanë marë përsipër hetimin e zyrtarëve të lartë u bëj thirrje ta shtrijnë atë tek zyrtarët e lartë më parë. Në media ka dalë një lajm i një ministre serbe, që ka thënë se Rama do firmosë me Vuçiç për fillimin e punës në autostradën Nish-Durrës. Unë këtë e vlerësoj, por ajo që është e pa pranueshme është bajpasimi i Kosovës. Ajo rrugë është e pandërtuar në një segment të kosovës dhe në një segment në Serbi. Bajpasimi është i papranueshëm dhe e bën projektin të papranueshëm.  Qeveria shqiptare duhet të angazhohet me të gjithë potencialet e saj, për ndërtimin e hekurudhës  Tiranë –Prishtine si e vetmja hekurudhe që të çon në europën qëndrore, të tjerat nuk kanë rëndësi. Duhet të mereh me këtë dhe jo me faktin që Olsi nuk e hodhi dronin apo pse nuk u amnistua Olsi, por me projekte serioze dhe projekti numër 1 është hekurudha Tiranë-Prishtinë”, -tha Berisha.




Ora 12: 15 Noka: Unë jam deputet i kuksianeve të majtë dhe të djathtë, vetëm i atyre të LSI-së jo
Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike nga foltorja e kuvendit ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për zhvillimin e zonës së Kukësit, për rritjen e mirqënies së banorëvë të kësaj zone. Ai ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë LSI-në dhe kryetarin e saj, Ilir Meta se ka futur analfabetë  të japin mësim në shkolla dhe këtë gjë sipas tij e ka bërë qëllimisht.

“Këta kanë futur analfabet në shkolla dhe ky është krim. 30 % e mësuesve në shkollat e Kukësit janë me shkollë 8-vjeçare dhe po shkatërrojnë të ardhmen e atij qyteti dhe të gjithë vendit. Dhe këta  nuk e bëjnë rastësisht në Kukës këtë gjë e bëjnë qëllimisht”.
noka
Më tej, deputeti i PD-së është ndalur edhe tek zhvillimi i bujqësisë dhe blektorisë në këtë zonë duke thënë se subvencione nuk jepen më nga qevera, arsye e cila ka bërë që të ketë gjithandej toka djerr. Ai ka thënë se një shqetësim i madh i këtyre banorëve është se produktet e tyre nuk shiten dhe u janë kalbur.

Gjithandeja toka djerr. Dhe unë i pyes fermerët pse kështu? Sepse nuk na jep njeri më subvencione dhe produktet nuk na shiten na janë kalbur. Ajo që është më e rënda është se kjo qveri po shkatërron besimin e këtyre njerëzve. Atje ekziston përshtypja se në këtë vend mund të jetojnë vetëm servilat dhe e këtyre pushtetarëve. Po të ishte gjallë Migjeni në atë vend do të bënte një poemë mjeruese më të bukur se ajo që ka bërë. Nga Kukësi kanë hequr edhe laboratorin e gjësë së gjallë dhe qytetarët duhet ta ngenë delen në kraheë dhe ta sjellin për ti bërë analizat në Tiranë. Edhe asistencën banorëve të varfër ua kanë hequr edhe pensionet invalidëve u’a kanë hequr. Papunësia 100%, varfëria këmbëkryq. Edhe ujin shkojnë e mbushin me kilometra larg. Ne i subvenciononim edhe prodhimet bujqësore edhe bimët medicinave ndërsa sot nuk subvencionohen dhe u janë kalbur. Një shtëpi që atje kushton 2 milion lekë ju u keni çuar faturën e dritave 5 milion lekë. U keni shkatërruar e rrëmbuyer tokat e gjithçka.
Qytetarët kanë shitur figoriferët e telivizorët, kanë shit lopët me të cilët mbahen gjallë fëmijët për të paguar energjinë elektrike sepse ju i keni kërcënuar me burg. Në kafet e qytetit të kukësit 3 persona pijnë një kafe së bashku sepse nuk kanë para për të paguar kafe dhe të pijnë gjithsecili nga një. Ju po u bëni terroir njerëzve. LSI po plotëson formular që çdo punonjës administrate duhet të fusë në formularë 25 veta që të mund të hajë bukë. Fut dhe emrin tim i thashë njëri. Po të takojmë një të punësuar të shtetit të nesërmen ai pushohet nga puna. Edhe maturantët në festën e tyre i kanë detyruar të veshin fanellat e LSI-së, edhe mësuesve u kanë bërë presion se nëse nuk plotësojnë formularët do ti heqin nga puna. Hasani i këtyre u jep njerëzve karta dhe ju fusin 150 mië lekë në këto banka dhe u thotë jeni të punësuar, lekë që do tua japë në datë 15 të këtij muaji. Ky është krim shtetërorë që po ndodh atje ndaj dhe ne po mbledhim të dhënat që tja dorëzojmë prokurorisë. Ky është krim shtetëror. Në atë vend kjo është situata që kanë mbjellë këta. Meta shkon dhe u thotë që ju jeni prioriteti ndërkohë që po i përzë çdo ditë nga shtëpia po i varfëron çdo ditë. Për çfarë ju thua kështu? Unë jam deputet i kuksianeve të majtë dhe të djathtë vetëm të LSi-së jo. Sepse këto njohin pazarin ndërsa unë vetëm qytetarin
” – tha Noka 

Pas përfundimit të fjalës së deputetit Noka, ka pasur edhe disa replika midis tij dhe kryetarit të kuvendit Ilir Meta në lidhje me situatën dhe investimet në qytetin e Kuksit.

Meta: E falënderoj Noka edhe e meritonte që të mbanin qetësi, pasi po aktronte në mënyrë të mrekullueshme dhe besoj se janë kënaqur të gjithë qytetarët e Kukësit. Por meqë më përmendi disa herë, unë do t’i thosha që ai ka përtuar të takohet me Ministrin e Bujqësisë këtu në Tiranë. Por Ministri i Bujqësisë, Panariti nuk ka përtuar që të shkojë dy herë në Shishtavec për të futur për herë të parë në rrugën e zgjidhjes çështjen e patates së Shishtavecit dhe të gjithë zonës së Kukësit, ku tani ka filluar edhe projekti pilot dhe ku tregu është siguruar dhe do të ecë shumë mirë.
Njëkohësisht, dua t’i premtoj se pavarësisht se si del rezultati në Kukës, kjo është një e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kukësit që të shprehin dëshirën e tyre. Unë do t’i shkoj deri në fund angazhimit, siç u nisa atëherë për të ndërtuar aeroportin e Kukësit, për ta vënë në funksion shumë shpejt aeroportin e Kukësit dhe për të punësuar 250 qytetarë nga Kukësi.
Së treti t’i lëmë aktrimet këtu. Mos i bëni thirrje Prokurorisë këtu që të hetojë për manipulimet dhe për blerje. Denoncojini me shkrim në Prokurori, siç kam bërë unë. Kam parë unë gazetën “Rilindja Demokratike” që ishte parë gjoja një i LSI-së në Shkodër me fotografi se po blinte apo po shiste, a ku di unë? Por e ka çuar Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm në gjykatë, që ose të shkojë ai në burg, ose të marrë përgjegjësinë e asaj që shpif. Kështu që nëse duam proces të ndershëm zgjedhor, të veprojnë qytetarët në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejtë.

Noka: Banorët e zonës sime më njohin mirë dhe e dinë shumë mirë se në 8 vitet që kam qenë në pushtet kam punuar me shpirtë për ta. Dhe nuk kam aktruar kurrë. Ti je aktorë i vjetër dhe kjo e sotmja të shton një pikë në Sivinë e aktrimeve. Për patatet shko dhe pyeti ata përfaqësuesit e LSI-së që ke në ata zona nëse kanë shitur ndonjë kg patate banorët atje apo nëse kanë marrë ndonjë shërbim tjetër. Pyeti pak. Vetëm Hasani ka marrë ndihmë. Pasi këtu vetëm Hasanët përfitojnë 
Meta: Z. Noka ju garantoj se pas 21 qershorit, jam gati të ikim bashkë me gjithë Ministrin e Bujqësisë të takohemi edhe në Novosej, edhe në të gjithë zonën atje me banorët për shqetësimet që kanë dhe si t’i ndihmojmë. Unë jam gati, ti mos hajde, por unë të ftoj dhe jam gati të vijmë atje. Ti e di që unë kam qenë në Kukës në momente shumë të vështira dhe kam ndarë vështirësi me kuksianët. Në rast se duam të akuzojmë këtu njëri-tjetrin, kjo është tjetër çështje, por unë jam i hapur që pas 21 qershorit të ikim bashkë në rast se duam ti zgjidhim edhe shqetësimet e tyre.
Noka: Dhe kjo është një skenë aktrimi se ty nuk të bëjnë përshtypje këto, je mësuar. Unë nuk mund të takohem me një ministër tëndin që ka hequr laboratorin atje. 30 % me shkollë 8-vjeçare i kanë futur mësues dhe po shkatërrojnë të ardhmen. Dhe të gjitha këto i kanë bërë të tutë.
Meta: Unë e di që ti do e respektosh traditën dhe nuk do më lëshë vetëm.
 
Ora 12:04 Paloka: Mos u shqetësoni për një bashki që funksionon me rregulla
Paloka sërish replikoi nga foltorja ku ritheksoi edhe njëherë çështjen në fjalë duke thënë se ky duhet të jetë shqetësimi i vetëm i mazhorancës dhe jo një bashki që funksionon me rregulla dhe ligje.

“Duhet të jeni të irrituar me Ajolën se është lidhur me krimin më tepër kjo duhet t’ju revoltojë jo bashkia. Pse nuk shqetësoheni për vilën e kryeministrit tuaj ju të moralisht, për vila e Erionit dhe Ramës që janë thoni se janë bërë duke shitur fiq? Këto nuk shqetësohen nga këto por i shqetëson një bashki që funksionon me rregulla dhe ligj”- shtoi Paloka

Ora 11:55 Balla : Kujdesuni për kryetarin që i jep leje për shtesë vetes së tij
Ndërkohë e menjëhershme ka qenë dhe replika e deputetit socialist Taulant Balla i cili tha se nuk është çështja kryesore Ajola duke theksuar se ajo ka qenë thjesht një juriste e dy avokatëve dhe nuk ka asnjë lidhje me shpifjet e publikuara për të dhe lidhjen me Zhanazhvillin. Balla tha sot në kuvend se kjo është thjesht shpifja e radhës e PD.

balla
Zonja e nderuar që doni ti bëni pis emrin është një juriste e nderuar qe ka punuar në 2 vite për llogari të dy avokatëve dhe juristi nga ana ligjore nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e avokatëve.
Prandaj mos u merrni me të por shikoni kryebashkiakun tuaj që i jep leje vetës për shtesë. Të flasim për Bashën: Çfarë ka bërë një punë të vetme në Tiranë?A po e ka bërë një i ka dhënë shtesë kati shtëpisë së vet në 4 vjet.Si nuk ju vjen turp kryetari i partisë tuaj e mbyll karrierën politike me leje për veten e vet.
Mblidhni kryesinë e partisë thojini që na turpërove. Këto s’janë zgjedhje për Xhanazhvillin e Gjeorgjisë por për Lulin që nuk ka bërë asnjë punë. Në Vlorë me vjehrrin dhe kunatin bëri pallat mes deti, atë ja prishëm por dhe shtesën nuk do t’ja lejojmë. Nuk ka asnjë përgjegjësi një juriste se paska bërë regjistirmin në QKR të një biznesi”, u shpreh Balla.


Ora 11:40 Paloka: Shqetësohuni për gruan e kandidatit tuaj që është e lidhur me krimin
Replikat mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe socialistit Taulant Balla kishin në fokus lajmin e publikuar nga disa media lidhur me bashkëshorten e kandidatit të majtë Veliaj zonjën Ajola Xoxa sipas të cilit ajo rezulton të jetë një nga përfaqësueset ligjore me të drejta të plota e kompanisë "Xhoi Co21 sha", me administrator dhe pronar Amiran Dzanashvilin, (i arrestuar së fundmi për prostitucion në Rumani) dhe i hetuar në Shqipëri për pastrim parash dhe evazion fiskal.
 
Paloka në fjalën e tij ka reaguar duke thënë se mediave po iu mbyllet goja lidhur me këtë lajm dhe se kjo është një situatë alarmi që po rrezikon demokracinë në vend duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të hetojnë çështjen.


(Video: Debati Paloka-Balla) 

“Ajola Xoxa rezulton si një ndër përfaqësuesit me të drejta të plota të 
Dzanashvilit por mazhoranca bëri të heshtin mediat dhe lajmi u publikua vetëm në disa media të cilat më pas e hoqën dhe ata. Të gjithë duhet ta dëgjojnë këtë lajm Kjo është një bandë e lidhur drejtpërdrejtë me krimin. Faktet e fundit që kanë dalë janë vetëm një grimcë e asaj që po ndodh por gjëma do të vijë më vonë”, -tha Paloka në foltoren e Kuvendit.

Paloka i ka bërë gjithashtu thirrje kryeministrit Rama dhe mazhorancës në përgjithësi që të hetojnë kandidatët dhe të bashkëpunojnë në procesin e dekriminalizimit sepse sipas tij mazhoranca ka kandidatë të inkriminuar dhe jo vetëm kandidatë por dhe deputetë në parlament. Deputeti i djathë në fjalën e tij citoi edhe sondazhet e publikuara nga disa media lidhur me fitoren e së majtës dhe kandidatit të majtë në zgjedhje duke i cituar ata si justifikim për lojën të cilën po luan mazhoranca për fitoren e ardhshme
.

Këta organizojnë me paratë e Xhanazhvillit jo me parët e Velisë. Sondazhe të tilla nuk janë aspak realiteti në Shqipëri. Vjedhja grabitja e votës së shqiptareve me këto sondazhe duan të justifikojnë rezultatin e habitshëm që do ketë mazhoranca në zgjedhje. T’i thonë shqiptareve mos habiten se megjithëse na urreni na keni votuar pa e ditur vetë. Ju kemi lënë pa punë ju marrim shpirtin me taksa dhe energjinë, këtë thotë Rama me fjalimet e tij skandaloze në fushatë. Ju kemi bërë të zeza por na votoni ne se ne jemi drejtimi i duhur. Edhe për disa nga mazhoranca do të jetë vonë kur ta kuptojnë këtë alarm prandaj duhet të reagojnë. Rama merr përgoje gratë e demokratëve do ja thoja po të ishte këtu mos merret me to. Gruan e vet ta çojë ku të dojë të Xhanazhvilli, te Veliaj ku të dojë. Kërcënon qytetarët do ju lë pa bukë nëse votoni, po edhe kandidatët i kërcënon. Mediave ju mbyllet goja. Edhe njëherë këta nuk do ndryshojnë qëndrim as nga këmbëngulja e ndërkombëtareve as nga këmbgulja e opozitës. Ja kemi bërë ofertat për dekriminalizimin dhe nuk reagojnë. Edhe këtu për mos folur për kandidatët kanë njerëz më nga tre emra dhe ju duket qesharake dekriminalizimi. Nëse do të guxojnë më 21 qershor t’ju heqin të drejtën e votë do ta çojnë vendin drejt përplasjes civile. Atëherë do të shohë Rama shqelmat dhe shuplakat”, përfundoi Paloka.
 
Ora 11:30 Bregu: I gjithë grupi që punoi me Dzanashvill i “rilindjes”
 Edhe deputetja demokrate Majlinda Bregu është ndalur me aktivitetin e biznesmenit izraelit Dzanashvill duke ngritur shqetësimin se përse i gjithë grupi që ka punuar me të është i “rilindjes”, duke ju referuar kështu lidhjeve të tyre me Partinë Socialiste.
 
“Një gjeorgjian i panjohur për shqiptarët i bënte punët e tij për të lëvizur ku donte me para të pista. Një grup tjetër shqiptarësh janë këto personazhe të spikatur të zbulimit të një skeme të pastrimit të parave, që të bind se sa ndërkombëtarë është drejtimi i duhur i parave të pista. S’kam ndërmend t’i hyj investigimit të transaksioneve të dyshimta brenda një periudhe të shkurtër për bizneset e këtij gjeorgjiani-izraelit, as se sa përqind e GDP zënë përfitimet nga droga etj. Le ta bëjnë ata që e kanë për detyrë hetimin, prokuroria e gjykata. Shqiptarët që kanë punuar në kompaninë e tij për ta ndihmuar në transaksione në ndryshimin e ortakërive të kompanisë së tij janë rastësi profesionale që janë të gjithë rilindas të drejtimit të duhur? Që bashkëshortja e kandidatit të mazhorancës për kryetar të Bashkisë, të gjithë të tjerët si nga drejtori i pastrimit të parave, të gjithë ata militant të partisë në pushtet që punojnë në drejtorinë e pastrimit të parave janë të punësuar atje ku duhet në vendin e duhur?

bregu

E po këta persona janë marrë me transaksionet e dyshimta rastësisht? Ka pasur raportime nga drejtoria e pastrimit të parave drejt policisë së shtetit në vitin 2013 për këto transaksione, nëse ka qenë i depozituar si informacion pse nuk janë ndjekur çështjet e pse janë lejuar transaksione të tjera”
, tha Bregu.
 

Ora 11:00 Dade: Opozita sulmoi aksionin në Lazarat për tu ringritur nga humbja e 23 qershorit
Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade në fjalën e saj risolli në vëmendje akuzat e opozitës ndaj operacionit antikanabis në fshatin e Lazaratit dhe e quajti këtë fushatë akuzash si mundësi që pakica të ngrihej në këmbë pas humbjes në zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Më vjen keq të konstatoi se opozita po i kthehet Lazaratit në një kohë kur ai u përshëndet si operacion. Për fat të keq kjo tregon luftën politike në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke iu kthyer dëshpërimisht Lazaratit dhe jo problemeve sociale. Por të evokosh atë që ka ndodhur në Lazarat që ka qenë një veprimtari e dënueshme, do të thotë se kemi një opozitë që nuk e ka gjetur rrugën e duhur, dhe nuk është ngritur nga goditja që mori në 23 qershor", u shpreh deputetja socialiste.

dade

Gjatë diskutimeve për “ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërisë së Spanjës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellët
të informacionit të klasifikuar”, Dade tha: Siguria cenohet jo vetëm nga mungesa e informacionit të klasifikuar, siguria kërcënohet dhe nga çështjet sociale dhe sigurisht kjo mazhorancë e ka në vëmendjen të marr masa konkrete për jetën e qytetarëve. Madje kërcënohemi nga masakrat në mjedis. Kemi një mungesë nga ana e opozitës, siç ishte rasti i kandidatit të Këlcyrës, por ka dhe kandidatë të tjerë që kanë bërë masakra në mjedis, siç është ai i Kolonjës. Këto gjëra jo vetëm na largojnë nga BE por na portrezitojnë me diçka jo të mirë.


Ora 10:55 Patozi Kur qeveria kërcënon shtypin e ka shumë të thjeshtë të blejë votat
Deputeti demokrat Astrit patozi foli për kërcënim të qeverisë ndaj lirisë së shtypit për të transmetuar lajme kundër mazhorancës. Patozi tha se ky lloj shantazhi rrezikon zgjedhjet e 21 qershorit dhe se sipas tij përbën fakt se qeveria mund të vjedhë shumë kollaj edhe votat. Sipas tij frika e gazetarëve ndaj miqve të fortë të kryeministrit, ministrave dhe kryetarit të Kuvendit, i bën ata të shkruajnë vetëm për lajmet kundër opozitës. 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi