Rama-kreut të FMN: Thuaj ndonjë
fjalë të mirë, mos ma tund kokën

Rama-kreut të FMN: Thuaj ndonjë<br />fjalë të mirë, mos ma tund kokën
Batutave të kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit t huaj sot, s’i ka shpëtuar as përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jens Reinke.
 
Gjatë fjalimit, kryeministri cilësoi të domosdoshme reformat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër informalitetit dhe aksionin e energjisë elektrike, ndërsa në një moment u fokusua nga kamerat edhe kreu i FMN, teksa miratonte me kokë.
 
Në këtë moment, Rama i drejtohet që të mos tundë kokën, por të dalë dhe ta thotë vetë.
 
“Është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme”, iu drejtua Rama Reinkes.
 
Më herët, përfaqësuesi i FMN ishte shprehur se biznesi ndihet i stresuar në Shqipëri. “Komuniteti ndërkombëtar ka ende një vlerësim të ulët për Shqipërinë si një lokacion investimesh. Ata flasin për stresin që vijnë nga çështje të ndryshme. Gjithashtu edhe investitorët vendas thonë se klima e biznesit nuk është shumë e mirë”, ishte shprehur më herët Reinke.
Ndërkohë, një biznesmeni tjetër, i cili kishte një problem me drejtësinë shqiptare, Rama i ka propozuar të organizohen e dalin në protestë, për miratimin reformës në drejtësi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla