Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga lulja murrizit tek çaji tërfilit, këto janë kurat bimore që zhdukin variçet dhe lehtësojnë dhimbjet e gjunjëve

Në rubrikën e përjavshme “Bima dhe Shëndeti’’ në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja foli sot për dhimbjen e gjunjëve dhe kurimin e tyre përmes bimëve medicinale.

“Dhimbja e gjurit nuk është asgjë tjetër vetëm se një mesazh që gjuri i çon sistemit nervor për t’i thënë se po bën diçka në kundërshtim me mirëfunksionimin e trupit” tha ai.

Ndër produktet bimore që ndihmojnë si në qetësimin e dhimbjeve por edhe në reduktimin e variçeve, mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi përdorimin e murrizit për të qarkulluar mirë gjaku dhe  çajin e tërfilit të kuq. Ndërsa theksoi nevojitjen e përdorimit të produkteve si ekstrakti variçeve dhe vaji i sinapit.

“Fillojmë me ekstraktin e variceve e lagim mirë këmbën dhe hap poret, kur hapen poret vaji i sinapit depërton shumë lehtë në lëkurë. Më pas bëhet masazhi me fërkime dhe e përshtatim sipas relievit të këmbëve.Mundet që t’I mbajmë këmbët pak lart nëse ka variçe” tha ai.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjroi disa maska që mund të realizohen në kushte shtëpie që ndihmojnë në dhimbjet apo problemet e tjera në gjunjë:

Receta për shembjen në gju:

-Grini një qepë dhe një patate dhe hidhini një lugë çaji me kripë të zezë. Mbështilleni rreth gjurit. Mbajeni 3-4 orë.

-Pasi hiqet maska, shplajeni me ujë të ftohtë. E thajmë me peshqir, vendosim ekstraktin e variçes dhe vaj sinapi. Kjo bëhet 1 ose 1 herë në ditë.

Për largimin e ujit nga gjuri:

-Grijmë një qepë dhe 40-50 gr majdanoz.

-Shtojmë tek përzierja dhe një lugë supe me pudër.

-Vendoseni masën mbi gju dhe mbajeni 3-4 orë.

-Pas kësaj hiqet dhe vendosni ekstraktin e variçes dhe vajin e sinapit. Kjo bëhet 1 ose 2 herë në ditë.

Maska me uthull molle dhe kripë:

Hedhim në një gotë 50-60 ml uthull molle, një lugë çaji kripë të zezë dhe 30-40 ml ujë.

Lagim një garzë me këtë tretësirë dhe e mbështjellim rreth vendit që dhemb. Mbajeni për 2-3 orë.

Kjo bëhet 2 herë në ditë.

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital