Rama: Krimi në shifra alarmante
Olli: Me sulme nuk fsheh dot lidhjet

Rama: Krimi në shifra alarmante<br />Olli: Me sulme nuk fsheh dot lidhjet
TIRANE - Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë, Leonard Olli tha se Rama vijoi sërish sulmet duke përdhosur punën e Policisë së Shtetit dhe theksoi se me këto sulme nuk mbulon dot lidhjet e forta me krimin.

“Zoti Rama vijoi sërish sulmet e paprincipta ndaj efektivave të Policisë së Shetit. Ai sërish përdhosi sakrificën dhe përkushtimin e tyre në ruajtje dhe mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit. Por, me këto sulme ai nuk do të mundë të mbulojë kurrë faktin se është politikani me lidhjet më të forta me krimin dhe botën e tij. Sulmet dhe përbaltja e Policisë së Shtetit në misionin e saj, janë provë e qartë e inkurajimit që ai kërkon t’i japë krimit. Këtë sulme janë prova të qarta të frikës që ka kapur atë dhe të gjithë elementët e inkriminuar, që ai mban rreth vetes”, u shpreh Olli.

Më tej Leonard Olli theksoi se Rama jep shembullin e fëmijëve të Gramoz Ruçit dhe Luiza Xhuvanit.

“Alternativa e vetme që i ofron zoti Rama Policisë, për të përmirësuar marrëdhëniet me publikun, është shembulli i fëmijëve të Gramoz Ruçit dhe Luiza Xhuvanit. I kujtojmë zotit Rama se drejtuesit e korruptuar dhe të inkriminmuar, Policia e Shtetit i ka nxjerrë me kohë jashtë radhëve të saj dhe, sot, ata janë rreshtuar vetëm në krah të tij”, theksoi Olli.

RAMA: KRIMINALITETI NE SHIFRA ALARMANTE
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar sërish si alarmante rritjen e kriminalitetit në vend. Duke folur në një tryezë për sigurinë, kryetari i PS-së theksoi se shifrat për kriminalitetetin janë të frikshme dhe policia ndihet e harruar nga shteti.

“Zëdhënësi i ministrisë tha se në Policinë e Shtetit nuk ka rroga nën 520 mijë lekë. Janë tërësisht të shkëputur nga realiteti dhe kanë arritur në pikën, që policin e thjeshtë të terrenit nuk e konsiderojnë më, përveç se në momentin kur do t’ju duhet ta përdorin si militant partie. Kanë harruar sa paguhet polici i terrenit dhe kanë harruar t’i paguajnë shpërblimet, kanë harruar t’i paguajnë orët jashtë orarit, kanë harruar t’i paguajnë të gjitha detyrimet e prapambetura dhe kanë harruar se ai ekziston. Kjo është e vërteta e hidhur, që dje u shpreh përmes një deklarate që me gjithë dashamirësinë për ta konsideruar qoftë dhe lapsus tregon se në çfarë katandie është sot Ministria e Brendshme dhe marrëdhënia e kupolës drejtuese me uniformat blu. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, faktet flasin për këtë. Rritja e të gjitha shifrave të kriminalitetit flet për këtë. E mbi të gjitha flet për këtë, gjendja e brendshme morale dhe profesionale e policisë së shtetit. Në fund të fundit janë dy gjëra apo dy aspekte parësore, që lidhen me detyrën e policisë në shërbim të qytetarit. Garantimi i jetës, integritetit fizik dhe padyshim i qetësisë së individit, nga njëra anë dhe së dyti garantimi i pronës publike ose private si e pacenueshme. Sot asnjëra dhe as tjetra nuk janë më nën kontrollin e policisë dhe nën mbrojtjen e shtetit si garant i tyre”, tha Rama.

Më tej kreu i PS-së ngriti si problem faktin se shumë qytetarë ndjehen të kërcënuar dhe të pambrojtur.

“Individi ndjehet i kërcënuar në sigurinë e vet. Opinioni ynë publik ndjehet jashtëzakonisht i shqetësuar për gjendjen e pasigurisë dhe prona është tërësisht e pambrojtur qoftë si pasuri publike qoftë, si pasuri private. Sot shifra e kontributeve për mbrojtjen e pronës së sipërmarrjeve që angazhojnë forca, struktura, mbështetje private është marramendëse. Ashtu sikundër është marramendës raporti i rritjes në shifra të vjedhjes së banesave, që konsiderohet një nga treguesit kryesorë për të perceptuar gjendjen e sigurisë në një komunitet, i dyfishuar në vetëm 4 vjet, nga 697 në 1238. Këtu flasim për vjedhjet e regjistruara të banesave, ndërkohë që është bërë praktikë pune, që vjedhjet e banesave të mosregjistrohen fare, në rastet kur banorët e cenuar në banesën e tyre janë për ata që regjistrojnë vjedhjet, njësoj siç janë policët për zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, i cili dje me plot gojën tha në Policinë e Shtetit nuk ka rrogë nën 520 mijë lekë”, theksoi Rama.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë