Rama: Kriminaliteti rritet në shifra
kokëforta, duhet ndryshim rrënjëso
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot gjatë një tryeze me policët e liruar se kurba e rritjes së kriminilitetit në shifra kokëforta siç e cilësoi ai, është mesatarisht 1.500 krime në vit.
TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot gjatë një tryeze me policët e liruar se kurba e rritjes së kriminilitetit në shifra kokëforta siç e cilësoi ai, është mesatarisht 1.500 krime në vit. Duke theksuar masat që opozita ka marrë në Parlament dhe kontrastin me rritjen e numrit të krimeve, kryesocialisti deklaroi se çka i mungon Shqipërisë është ligjshmëria, vënia në zbatim e ligjeve që kemi.
“Ne kemi forcuar norma dhe ashpërsuar masa për dhunën në familje..Rrezultati 19 gra të vrara në 2011, 27 gra të vrara në 2012, ashtu si numri i krimeve rritet….Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet, i mungon ligjshëmria”, tha numri një i opozitës.
Sipas Ramës, Shqipërisë nuk i mungojnë tre ligjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por i mungojnë tre pushtetet.
“Shqipërisë s’i mungojnë tre ligjet, i mungon legjislativi i marrë peng nga ekzekutivi, gjyqësori i marrë peng nga ekzekutivi dhe ekzekutivi i marrë peng nga korrupsioni”, deklaroi kryesocialisti
Në fjalën mbajtur para të panishmëve, numri një i opozitës hodhi sërish akuza ndaj policisë së Shtetit duke thënë se është e shitur. “Sot policia është e shitur, ky është fakt, sot operacionet shiten”, tha Rama.
Kryesocialisti shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e punonjësve të policisë shqiptare si dhe të familjeve të policëve e komisarëve të vrarë në detyrë.
“Është tronditëse ana e medaljes që tregon se ku është katandisur sot policia e shtetit dhe medalja tjetër, se në ç’varfëri jetojnë sot familjet e policëve e komisarëve të vrarë”, theksoi kreu i PS-së.
Rama tha se lirohen policët më të kualifikuar, duke premtuar njëkohësisht se PS në pushtet do të sjellë ndryshim rrënjësor në Policinë e Shtetit.
POLICET USHQEHEN ME SHEMBUJT E KORRUPSIONITRama tha se shembulli që marrin policët e qeverisë Berisha në pushtet, është ai i një korrupsioni shumëmiliardësh. Rama tha se Partia Socialiste ka një plan për një ndryshim të strukturës së drejtorëve që në fakt sipas shefit të opozitës nuk drejtojnë asgjë. “Një korrupsion që ja heq bukën e gojës familjeve shqiptare”, tha kryesocialisti.
Rama e mbylli fjalën e tij me një përkufizim për uniformën e policisë, konkretisht shqiponjën. “Një zog që më shumë i ngjan Ministrit të Brendshëm se sa shqipionjës”, përfundoi kreu i Partisë Socialiste në takimin e me policët e liruar.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21