Kryeministri Edi Rama tha se në lidhje me vaksinën anticovid nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt e parë të 2021. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. Rama tha se vendi është në diskutim me kompanitë që kanë prodhuar Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, por edhe me disa shtete mike që Shqipëria të mos mbetet pas me marrjen e saj.
"Ne jemi çdo ditë në punë për vaksinën, shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha krahasuar me pritshmërinë e tyre janë më të ulëta, nuk po i thonë ende. Ende nuk është bërë transparente pasi është shumë e lartë kërkesa dhe nevoja dhe shifrat janë ku e ku më e vogël. Ky është një problem në fazën e parë se pse kompanitë po shtojnë sasinë e prodhimit. SHBA ka vendosur të ndalë eksportin e çdo sasie vaksinash jashtë saj. Ky është një tjetër problem. E treta jemi në komunikim me kompanitë Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca por jemi në komunikim dhe me shtete mike. Be ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq, që për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen tepricat, këtu nuk ka teprica fatkeqësisht dhe ka një problem të madh pasi çdo vend ka shumë më pak nga sa kërkohet. Mund të them në dy muajt e parë të 2021 do të nis vaksinimi. Mund të them se edhe për vaksinë fatkeqësitë po punohet me miqësi, kontakte, diplomaci dhe është kthyer në një luftë të madhe pas kuintave ku të gjitha shtete i ngjajnë radhës së qumështit të dikurshme. Rrini të qetë se kur është puna për të bërë lypsin dimë ta bëjmë më mirë se kushdo, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Pas Kosovës hapim kantierin e ndërtimit për linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut! Skavica do e kthejë vendin në fuqi eksportuese energjie (VIDEO)
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52