Rama: Pas Kosovës hapim kantierin e ndërtimit për linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut! Skavica do e kthejë vendin në fuqi eksportuese energjie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me fokus Ekonominë, ka folur për ambiciet dhe krijimin e kushteve për Shqipërinë që të nis themelimin e një burse energjie. Rama u shpreh se pas nisjes së punës së linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, është në kantier ndërtimi linja me Maqedoninë e Veirut. Kryeministri u shpreh se po shihet mundësia  e zgjerimit të tregut dhe të bashkohet me Italinë dhe Malin e ZI, ndërsa shtoi se në këto 7 vite vendi ka hyrë në një fazë transformimi rrënjësor në sektorin e energjisë. Rama u shpreh se ndërtimi i Skavicës do japë mundësinë e eksportit të energjisë.

"Pas 7 vitesh mund te themi me plot gojën se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e në transformimi rrënjësor që vazhdon. nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishëm, por duka të vë theksin në disa pika kyçe. Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe sapo kemi vënë në punë linjën Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra të qeverisjes së mëparshme dhe më pas i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi po shengeni rajonal. nga ana tjetër besoj se ky zhvillim kaq i rëndësishme mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë. Jemi në një proces të zgjerimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë dhe nga a tjetër jemi në kushtet kur për sa i përket rrjetit tonë të energjisë mund të flasin për arritje të jashtëzakonshme,me uljen e humbjeve dhe padiskutim edhe në aspektin  e mbledhjes së detyrimeve që tani më janë kthyer në një normë që nuk e  diskuton askush.  Një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për Skavicën duke mos çuar dëm asnjë pikë uji për energjinë elektrike duke e kthyer Shqipërinë në eksportuese të kësaj energjie. Është futur në fazën e parë", tha Rama.

Në lidhje me vaksinën anti-covid, Rama tha se nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt  e parë të 2021 dhe se është në diskutim me kompanitë që kanë prodhuar Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca,. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Rama kritika BE-së: Vendim i gabuar që Ballkanit t'i jepet teprica e vaksinës antiCOVID, asnjë vend nuk ka sasinë e duhur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se në lidhje me vaksinën anticovid nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt  e parë të 2021. Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet. Rama tha se vendi është në diskutim me kompanitë që kanë prodhuar Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, por edhe me disa shtete mike që Shqipëria të mos mbetet pas me marrjen e saj.  

"Ne jemi çdo ditë në punë për vaksinën, shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha krahasuar me pritshmërinë e tyre janë më të ulëta, nuk po i thonë ende. Ende nuk është bërë transparente pasi është shumë e lartë kërkesa dhe nevoja dhe shifrat janë ku e ku më  e vogël. Ky është një problem në fazën e parë se pse kompanitë po shtojnë sasinë e prodhimit. SHBA ka vendosur të ndalë eksportin e çdo sasie vaksinash jashtë saj. Ky është një tjetër problem. E treta jemi në komunikim me kompanitë Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca  por jemi në komunikim dhe me shtete mike. Be ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq, që për vendet  e Ballkanit Perëndimor do të jepen tepricat, këtu nuk ka teprica fatkeqësisht dhe ka një problem të madh pasi çdo vend ka shumë më pak nga sa kërkohet.  Mund të them në dy muajt e parë të 2021 do të nis vaksinimi. Mund të them se  edhe për vaksinë fatkeqësitë po punohet me miqësi, kontakte, diplomaci dhe është kthyer në një luftë të madhe pas kuintave ku të gjitha shtete i ngjajnë radhës së qumështit të dikurshme. Rrini të qetë se kur është puna për të bërë lypsin dimë ta bëjmë më mirë se kushdo, tha Rama.

Ora 11:01
Balluku: Shqipëria me bursë në energji Alpex, do tregtohen në treg të lirë sasitë e tepërta energjetike të parkut të Karavastasë dhe Spitallës (VIDEO-Fjala e plotë)

Ministrja e Balluku tha se Shqipëria me krijimin  bursës energjetike, Alpex, do të mundësojë tregtimin në treg të lirë të energjisë së tepërt që do të prodhohen nga parku energjetik i Karavastasë dhe ai i Spitallës që pritet të krijohet.

"Shqipëria është më mirë i pozicionuar për linjta e interkonjeksionit. Jemi në dy linja funksionale prej kohësh me Malin e  Zi, kryesisht eksport dhe funksionale është edhe linja me Greqinë, që e përdorim si për import dhe për eksport. Me nisjen e punës në Kosovë panorama jonë sistemit energjetik forcohet. Pavarësisht vështirësive për shkak të pandemisë, në sektorin energjetike kemi shënuar suksese të mëdha. Kemi krijuar bursën e parë energjetike shqiptare, Aplex, e cila është fakt dhe operatorët janë aktiv. Kjo është një bursë që do të mbështetet me nga likuiditete energjetike që do të hidhen në rrjet dhe këto do të vijnë nga liberalizmi i tregut dhe nga krijimi i parqeve energjetike si ai Karavastasë që e kemi dhe atë të Spitallës që po zhvillohet. Në të dyja parqet kemi krijuar formulën e tregtimit në treg të lirë dhe çmimit të parafiksuar, sasitë e lira të dy operatorëve kanë mundësitë të tregtohen në treg të lirë përmes Alpex.  Energjia e rinovueshme është energjia bazike që ne përdorim, por sigurisht që ne jemi angazhuar për të diversifikuar edhe në energji hidrike. Nga viti 2011-2019 kanë një trajektore në rritje, pasi vazhdojmë të investojnë në burime të rinovueshme. Skavica nuk do të prodhojë thjeshtë energji por edhe rregulltari dhe optimizuese e kaskadës së Drinit. Targetimi ynë është që në 2020 dhe në vazhdim të arrijmë prodhimin e 38 % të kësaj energjie", tha Balluku.

 

 

Ora 10:50
Balluku: Çmimi i energjisë elektrike i pandryshuar nga 2014-2020! Prodhimi vendas sfidë e madhe për shkak të thatësirës

Gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur me anë të shifrave për shpërndarjen e energjisë elektrike. Ajo u shpreh se prej vitit 2014 e deri në 2020, çmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar dhe është në vlerën 9.5 lekë për kë ndërsa thotë se në 2013 ka qenë 13.5.

Përsa i përket prodhimit vendas, ajo shprehet se niveli i energjisë elektrike të prodhuar nga shfrytëzimi i ujërave është i ulët kjo për shkak dhe të thatësirës që ka karakterizuar vendin në 3 vitet e fundit.

"Niveli i arkëtimeve. E kemi shprehur në mld lekë. Për vitin 2005 e kemi pasur 24.1 mld lekë. Në 2020 shifra 58.87 lekë i përket 11 muajve. Kjo ulje është për pasojë të pandemisë. Diferenca mes vitit 2005 dhe sot është e madhe. Shifra për tu theksuar janë shifra në sektorët e shpërndarjes për nivelin e humbjeve në rrjet. Në vitin 2017 kishim arritur në nivelin 19% të humbjeve ndërsa kur e morëm ishte 45%. Niveli i humbjeve 4% është niveli europian dhe ky është synimi ynë për të arritur deri në 2023. Për ne kjo është një sfidë e mundur. Përsa i përket kostos së blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve, ne konsumonim 150 mln dollarë për blerjen e energjisë për mbulimi ndërsa sot kemi 70 mln dollarë.

Çmimi i energjisë dhe përdoruesi familjarë. Ne kemi një çmim të palëvizur që prej vitit 2014, nuk kemi rritje. Nga 13.5 kemi zbritur në 9.5 lek për kilovolt. Ndërprerjet vijnë për shkak të avarive. Kemi mundësinë për të kontrolluar dhe për të hyrë shpejt në sistem. Nga viti 2014 deri në 2020 investimet përkthehen 370 mln dollarë në sektorin e energjisë me stacionet e shpërndarjes së energjisë elektrike. 1.4 mln banorë janë përfitues të këtyre investimeve.

"Prodhimi i enregjisë është një sfidë e madhe, sot po përballemi për vitin e tretë radhazi me thatësirë. Ne jemi munduar që duke gjetur një mundësi bashkëpunimi midis prodhuesit dhe shpërndarësit të energjisë elektrike, kemi qenë të kujdesshëm për të balancuar humbjet. Ndodhemi në nivele historike të niveleve ujore të basenit të Fierzës. Niveli do një kohë të gjatë reshjesh për tu barazuar bilancin. Niveli i investimeve ka qenë 3.8 miliardë lekë " tha Balluku.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loku: 24/12/2020 14:29

    A e kuptojne kosovaret kete se ne fakt jane teper " te zgjuar ".... Gjuhen e kane shum folklorike.....

    Përgjigju
  • Dervishi: 24/12/2020 12:09

    Eshte bere vertete pune e MADHE Po me strategjine e RILINDJES per crrenjosjen e fukarallekut ne shqiperi akoma nuk kemi bere hapet e para ka njerez te keputur fare qe kontrolloje kazanet e plehrave per nje cope BUKE ndoshta eshte STRATEGJI ke kjo

    Përgjigju
  • eri: 24/12/2020 11:16

    e vertet eshte bere pune e papare dhe pse rreshjet nuk kane qene normale keshtu vazhdoni suksese

    Përgjigju
    • Ishalla: 24/12/2020 14:24

      Vertet nje pune e papare, kudo ne cdo cep te shqiperise. Ku ishe me pare o edi drama qe i hape syte ketij populli miop. Te te kemi sa malet o i madh, rrofsh e mbreterofsh ne krye te vendit edhe per femijet e femijeve te adhuruesve te tu. Te puthim fort me mall nga larg.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë