Rama kritika deputetëve, kryebashkiakëve e drejtorëve për 'bashkëqeverisjen' me qytetarët (VIDEO)

TIRANE - Një platformë dixhitale që nuk i lë më shqetësimet e qytetarëve në baltë për shkak të procedurave burokratike. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, përmes portalit shqiperiaqeduam.al.

Kreu i qeverisë tha në takimin e përjavshëm të prezantimit të rasteve që kanë gjetur zgjidhje përmes portalit, se më parë në kryeministri mbërrinin me mijëra letra në muaj nga qytetarët, por ato ngelnin rrugëve!

"Mijëra letra në muaj nga qytetarët. Letrat mbeteshin rrugët dhe qytetarët nuk merrnin përgjigje. Kryeministria i delegonte tek ministritë. Ministritë i harronin në sirtarë dhe qytetari mbetej pa përgjigje. Sot nuk ka qytetar të shkruajë dhe të mos marrë përgjigje, jo natyrisht gjithmonë pozitive se ka raste kur kërkesa është e padrejtë", tha Rama.

Shefi i mazhorancës tha se kjo platformë duhet të shërbejë edhe për deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtorët në përgjithësi, të cilët sipas tij nuk kanë vepruar deri më tani për të ndihmuar qytetarët.

"E njëjta gjë ndodh edhe me zyrën time në Whatsapp, gjithkush që ka mundësi të veprojë për të ndihmuar duhet ta bëjë këtë gjë, deputetët kryetarët e bashkive drejtorët, shumica nuk e bëjnë. Por ajo që po ndodh edhe në rastin e deputetëve është që kanë filluar intensivisht të shfrytëzojnë platformën, duke e shfrytëzuar, dhe është platforma që lidh qytetarin me institucionin", tha shefi i mazhorancës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare