Kryeministri Edi Rama ka pasur ditën e sotme kritika për drejtorët e shkollave. Ai tha se nuk është i kënaqur me cilësinë e drejtimit dhe duhet të bëjnë më shumë në mënyrë që shkollat të drejtohen më me shumë përgjegjshmëri që më pas të rriten edhe rezultatet.
“Përrallë nga e kaluara, deri disa vite më parë përfshirja e tyre me forcë në aktivitet të natyrë politike, elektorale, imponimi i vullnetit të lirë për të kontribuar me votë familjarisht për një parti dhe pamundësia për tu ndjerë të sigurt në rrugën e një karriere të merituar. Sot jo vetëm që nuk kemi të tilla gjëra por po bëjmë çmos që brenda sistemit të ketë mekanizëm vlerësimi i cili faktikisht u jep mësuesve atë që u takon dhe për të përmirësuar drejtimin shkollave. Sot kemi garanci që mësuesit janë më shumë se asnjëherë në vitet pas rënies së regjimit, kjo ka bërë që niveli i mësimdhënies të rritet, sepse mësimdhënia ka aktorë të çliruar nga streset e tepërta dhe të pavend dhe pa asnjë të drejtë. Drejtimi i shkollave është sfidë e hapur, nuk kemi në nivelin drejtues të dhënat e nevojshme për të dhënë se siç kemi arritur të garantojmë se janë ndër më të mirët mësuesit, të njëjtën gjë ta themi edhe për drejtimin e shkollave. Jemi shumë të investuar me shkollën e drejtorëve, për të rritur përgjegjshmërinë dhe cilësinë në drejtim. Në këtë aspekt kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme, por jo uniformë, kemi shkolla që drejtohen me përgjegjshmëri prodhojnë edhe rezultate shumë më të mira. Këto shkolla janë inkurajues. Të risim stimulin për të hyrë në rrugën e mësuesisë. Në rrugën e mësuesi futeshin ata që ishin në pamundësi për të marrë çdo lloj dege. Këta pastaj ktheheshin mësues”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, propozoj që gratë mësuese që dalin në pension t’i kalojmë në nivel drejtues
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
0%
-
I keq
50%
-
As i mirë as i keq
50%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21