Rama kritika të forta rektorit të Tiranës: S'ka bërë detyrën, mund ta shkarkojmë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të shkarkojë rektorin e universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pasi e akuzoi se nuk ka mbajtur përgjegjësinë që i takon në raport me problemet e studentëve. Ai u shpreh se është në dijeni të një raporti shumë problematik për rektorin, ndërsa tregoi edhe rrugën se si mund të shkarkohet, teksa me propozim të ministres së Arsimit vendos Presidenti. Hezitimin për të mos e shkarkuar deri tani, kreu i qeverisë tha se lidhet me faktin se opozita do të akuzojnë për marrjen të kontrollit të këtij institucioni. Megjithatë, kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë e shkarkimit.

'Ka një raport shumë problematik për rektorin. Keni parasysh si ndodh procedura, ministrja e Arsimit ka të drejtë që të kërkoja shkarkimin e rektorit dhe e bën për 30 ditë, kohë që i jepet Presidentit për të vendosur nëse e pranon ose jo këtë gjë. Unë nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por e përsëris prapë, nuk është se duan ne të shkarkojmë përgjegjësinë tonë, t'u themi juve shkoni ju atje, kjo realisht është cështje e qeverisjes së universiteteve. Unë nuk e di cfarë bëjnë senatet dhe këshillat nëse pengohet investimi i rikonstruksionit të një fakulteti?!

Por përse Edi Rama nuk është i kënaqur me rektorin Koni? Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

"Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomisë, e cila është liri dhe përgjegjësi. Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai rri atje. Është e pabesueshme që në kryeqytetin e një vendi që synonin që të bëhet pjesë e BE-së, universiteti të ketë një problem të tillë.

Është jashtë kësaj bote. Jemi të fundit në rajon për paratë që kemi thithur nga BE-ja si universitete. Nuk kemi pasur kapacitet për të ofruar projektet e duhura dhe garantuar zbatueshmërinë e tyre. Para që nuk dihet nga shkojnë BE-ja nuk jep. Dramatike, që kemi hapur bibliotekën dixhitale, por fakulteti nuk e përdor dhe përse? Nuk e di, ose e di, por nuk po e them për të mos ulur nivelin e bisedës. E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizje nga gjithë ajo që u krijua është xhaketa e rektorit të universitetit.

Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektorin. Pakti për Universitetin nuk është program elektoral" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Batutat/ Rama: E di që nuk iu ka marrë malli për mua

Në takimin me studentët, Rama nuk kurseu batutat dhe sinqeritetin gjatë bashkëbisedimit mbi ecurinë e Paktit për Universitetin. “Besoj që nuk është se ka njeri këtu në këtë sallë me ndonjë mall për të më parë mua duke mbajtur ndonjë fjalim. Nëse nuk më keni parë në drekë, me siguri me keni parë në mëngjes ose gjatë natës në fjalim. Dhe nëse nuk më keni parë as gjatë natës, dje me siguri më keni parë, kështu që e kam vetëdijen që s’ju ka marrë malli për një fjalim” tha Rama.

Ora 19:36
Reformë te Tatimet/ Rama: Shfaqen si persona në kërkim me çanta me rrip e të shkurtra

Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me studentët dhe pedagogët, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, Rama theksoi se në institucionin e Hetimit Tatimor do të përfshihen studentë ekselentë për të larguar ata që aktualisht ai i cilësoi si 'person në kërkim'. "Hetimi tatimor nuk mund të jetë funksional sikur e duam ne, nëse ata që shfaqen te dera për të kërkuar llogari duken si njerëz në kërkim.

Është e pamundur, mua m'u ankua njëherë një shitëse, edhe tha më bëjnë presione. Po anonim të lutëm, tha, i thashë i dua me emra...edhe ajo u bëri një video atyre. Unë nuk e besoja dhe mendova se ishin persona që ishin në kërkim, nuk e besoja dot. Hetim tatimor me ato çantat e vogla me rrip, pantallona të shkurtra, kam pas mbajtur edhe unë por nuk isha hetim tatimor, por piktor.

Tani duam të bëjmë reformë atje dhe të thërrasim ekselentë dhe të bëjmë një zgjerim. E kishim kufizuar te ata që kanë mbaruar këtë vit dhe sivjet, pro e zgjeruam në 4-5 vitet e fundit, dhe nga 375 të punësuarit, 10 ekselentë kanë ardhur nga jashtë shtetit, do të vijnë të tjerë me siguri. Unë bëmë si vendi, se kush mëson më shumë është budalla. Duhet të krijohet Akademia Fiskale
" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justiniani: 03/04/2019 19:47

    Mire e ke ,po kujt i thua?!..nuk leviz as1 presje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër