Rama kundërpërgjigjet: Basha
s’ka bërë asgjë, i trembet shumicës

Rama kundërpërgjigjet: Basha <br />s’ka bërë asgjë, i trembet shumicës
TIRANE - Kryetari i bashkisë së Tiranës e quajti sot vendim politik vendimin e djeshëm të Këshilltarëve PS LSI për tu bashkuar dhe për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti, të PD-së. Lulzim Basha akuzoi Ramën se kërkon që të kthejë bashkinë në një arenë të konfliktit politik.

Menjëherë erdhi dhe reagimi i Edi Ramës nëpërmjet Twitter.
“E paska harruar zerin e qytetareve qe flasin permes Keshillit Bashkiak po ska faj,ska bere asgje dhe i trembet zerit te shumices ne keshill. Tanime shumica do mbroje qytetaret e Tiranes e jo vetem nga planet klienteliste,inaugurimet sa per tv,abuzimet e vjedhjet ne bashki e qarqe.” E paska harruar zerin e qytetareve qe flasin permes Keshillit Bashkiak po ska faj,ska bere asgje dhe i trembet zerit te shumices ne keshill.
CFARE THA BASHA SOT

“Qëndrimi i djeshëm nuk ka të bëjë me bashkinë e Tiranës. Qëndrimet vijnë pas vendimit të parlamentit. Janë vendime politike. Nga kjo pikëpamje më vjen keq që konstatoj se e vetmja strategji e ish kryetarit të bashkisë është konflikti politkik dhe instrumenalizimi i bashkisë si një arenë konflikti politik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me bashkinë por me 23 qershorin dhe qytetarët e Tiranës do të vendosin nëse do t’i kthehen pluhurit dhe baltosje apo të ecin përpara. “ - tha Basha gjatë inspektimit të punimeve në shkollën Ahmet Gashi.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës