Rama: Kur Ballkani lodhet nga
durimi, s'ka BE që e fut në vathë!

Rama: Kur Ballkani lodhet nga<br />durimi, s'ka BE që e fut në vathë!
PRISHTINE - “Kur ballkanasit lodhen nga durimi, nuk ka BE që i fut në vathë, që të bashkëpunojnë si dele të urta” Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama nga Prishtina gjatë një forumi bashkëbisedues, në qendër të së cilit ishte e ardhmja e Ballkanit, dhe prioriteti i kombit shqiptar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë mënyrë, nga Prishtina shefi i qeverisë shqiptare, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se ballkanasit lodhen nga durimi, lidhur me politikat gjeruese të unionin evropian, dhe kur diçka e tillë ndodh atë herë sipas tij bëhet edhe më e vështirë që rajoni të bashkëveprojë siç i cilësoi ai, si “dele të urta”.

Teksa uroi qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2015, Rama nënvizoi se rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë duhet të finalizohet në BE.

“Ju uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar Vitin e Ri 2015! Vit shpresëplotë që do ta hapim me mbledhjen e kthimit të dy qeverive për të parë se ku jemi në rrugën e bashkimit
të rrugëve tona drejt së ardhmes, që ky moment i madh të mos na ikë pa i marrë maksimumin. Të vazhdojmë të jemi faktor nxitës për të çuar përpara procesin e paqes në rajon por faktor me autoritet dhe të respektuar që BE të kthejë kokën nga ne, si shqiptarë dhe të ndahet nga frika e madhe që e ka mbërthyer, lodhjes së zgjerimit siç thonë ata. Ti bëjmë të kuptojmë se ne cenohemi nga lodhja e durimit. S’ka më BE që i fut në vathë ballkanasit kur lodhen nga durimi, që të bashkëpunojnë si dele të urta”. theksoi kryeministri Rama

edi rama ne kosove

Rama: Sot koha e jonë, të nxitojmë të kapim momentin!
Kryeministri Rama vlerësoi kohën dhe vëmendjen e dhënë nga faktori ndërkombëtar ndaj kombit shqiptar, duke theksuar se kjo vëmendje, nuk ka qenë kurrë kaq e madhe.

Prandaj kryeministri Rama nënvizoi se edhe klasa politike e të gjithë realiteteve shqiptare kudo ku janë, duhet të jetë e përgatitur për të marrë maksimumin nga ky moment dhe të ardhmen që na pret.

Kjo pasi sipas tij, politika shqiptare është ende e prapambetur në raport me të ardhmen që e pret si dhe në raport me bazën e përfaqësimit politik, duke shtuar se kjo është fakt në të gjitha hapësirat e kombit shqiptar.

“Kjo kohë e re, po sjell vazhdimisht për shqiptarët, një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është se shqiptarët s’kanë qenë kurrë kaq të respektuar në arenën ndërkombëtare sa sot. Ky është një fakt historikisht domethënës, që mbetet si pika të ndezura të historisë. Është po kaq e vërtetë se kur jemi bashkëkohës të një fakti të tillë, jemi rëndom përgjegjës për humbjen apo rëndojmë pamjen e një fakti të tillë. Është një fakt domethënës në Shqipëri, ku ende sot shkëputja leniniste ndaj kundërshtarit politik nuk është shkëputur. Mbase shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të justifikuar për brishtësinë e bashkëveprimit, por prapë prapambetja e politikanëve shqiptarë, në të gjitha hapësirat ku jetojmë, dhe në raport me bazën e përfaqësimit politik, është fakt edhe atje. Unë hyj tek ata që në këtë moment potencial për shqiptarët, perceptoj një zhvillim politik dhe ndërkombëtar dhe ta shfrytëzojmë këtë potencial që e kemi në dorë, dhe jo domosdoshmërisht të përsëritshëm të paktën në 50 vjet.” tha kryeministri

edi rama ne kosove

Rama: Potenciale të mëdha për shqiptarët, t'i shfrytëzojmë
Kryeministri shqiptar tha se tashmë duhet fituar koha e humbur deri më tani nga faktori shqiptar, duke nënvizuar se ky është momenti i shqiptarëve. Sipas Ramës koha e sotshme ofron potenciale të mëdha për shqiptarët të cilat siç u shpreh ai duhen shfrytëzuar në maksimum nga ana e popullit dhe politikës shqiptare.

Por Rama shtoi se virtytet e shqiptarëve nuk duhet të përdoren nga vetë shqiptarët për veprime të pavirtytshme.

“Mandatit dhe privilegjit që kam dua të krijoj dhe nxis ndërveprime cilësore të shoqërisë. Kjo vlen për një universitet, për fermerët, por po aq si realitetet e tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Dhe siç vlen si nocion për ndërveprim, sensi i ndërveprimit nuk ka prodhuar bashkëveprimet që do të lypseshin për të fituar kohën e humbur, ca nga koprracia deri dje, dhe ca nga përgjegjshmëria. Nuk dua të provokoj njeri, por kur sot trendi i historisë ka ndërruar, nuk është se ka ndërruar raporti ynë me ardhmërinë tonë, si vetëdije për përgjegjësi historike. Nuk jemi më të vetëdijshëm, të paktën klasa politike, dhe për pasojë nuk ka se si të duket një rritje e ndjeshme e përgjegjësisë sonë në raport me të ardhmen në të gjitha organizimet tona. Ky është momenti ynë, për ta ndërruar çdo nivel, politik apo shoqëror dhe për ta ngritur në një shkallë të re përgjegjësinë tonë ndaj ardhmërisë. Terreni është i mbarsur me një potencial të jashtëzakonshëm ndryshimi. Ne flasim për virtytet tona, dhe ky është vesi ynë më i madh. E shohim përditë se në çfarë mase të ekzagjeruar virtytet përdoren edhe për veprime të pavirtytshme posaçërisht në nivelin politik. Është një potencial që në funksionimin e shtetit, mund ta tretin, dhe të marrim një kapërcim epokal në zhvillimin ekonomik dhe politik të shqiptarëve. Është e madhe paqja në Ballkan dhe rreziku që vjen prej saj.” tha Rama

edi rama ne kosove

Rama: Të respektohet marrëveshja e Ohrit, pjesë e axhendës së NATO-s
Duke folur konkretisht Shefi i qeverisë rikujtoi arritjet e shqiptarëve në këto 15 vjet, mes të cilëve anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, statusin kandidat, pavarësinë e Kosovës apo edhe marrëveshjen e Ohrit. Lidhur me këtë të fundit, Rama nënvizoi se qeveria e shqiptare e ka futur në axhendën e NATO-s marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e saj nga ana e qeverisë së Maqedonisë.

“Nëse do të përpiqemi ta shohim në detaje, në të cilën gjendet sot kombi shqiptar, nuk besoj se do kishim ndonjë diskutim të gjatë për konstatimin e përgjithshëm të gjendjes pozitive, nëse të njëjtën tablo do ta krahasonim me atë të 15 viteve më parë. 15 vjet më parë, Shqipëria nuk ishte anëtare në NATO, apo kandidate për në BE. 15 vjet më parë Kosova nuk ishte e pavarur. 15 vjet më parë nuk ekzistonte marrëveshja e Ohrit. Qeveria shqiptare e ka përfshirë marrëveshjen e Ohrit, në axhendën e NATO-s.” tha Rama

Rama: Beogradi do caktojë fond për ndërtimin e një universiteti për shqiptarët në Bujanovc
Përparimet e bëra në raportin mes Serbisë dhe shqiptarëve, Kryeministri i vlerësoi edhe në Prishtinë ku nënvizoi se kjo ka sjellë edhe një vëmendje të shtuar të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shefi i qeverisë, bëri të ditur se qeveria e Beogradit, në bazë të diskutimeve dhe marrëveshjeve mes palëve, do të caktojë edhe një fond për ndërtimin e një universiteti për shqiptarët në Bujanovc.

“Ka një përparim që dua ta nënvizoj në raportet mes qeverisë së Beogradit dhe shqiptarëve të Preshevës, dhe për herë të parë qeveria e Beogradit do të caktojë një fond për
ndërtimin e një universiteti në Bujanovc.” tha Kryeministri Rama

Vijon....

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin