MALESI E MADHE- Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim miqësor në Malësinë e Madhe. Ai e ka shfrytëzuar këtë takim edhe për prezantimin e programit për Një Rilindje shqiptare.
Kryesocialisti ka folur për drejtimet kryesore të programit të PS, kryesisht për ekonominë, sistemin shëndetësor, sistemin fiskal shëndetësi dhe arsim.
“ Me votën për PS më 23 qershor të gjithë do ta kuptojnë se nuk do të jepet një votë për tifozllik por për një program që do të ndryshojë situatën ekonomike, në sistemin e shëndetësisë dhe në kujdesin shëndetësor, do të ndryshojë situatën në fshat ku ne jemi shumë të vendosur të bëjmë disa politika shumë të reja për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë duke punuar tokën, duke ulur koston e prodhimit dhe duke u dhënë mundësinë që të dalin në treg”- tha Rama.
Në fund të fjalës së tij ai ka ironizuar kryeministrin, duke thënë se "kush do punë le të heqë Saliun nga puna dhe kush do që të mos shkojë në azil le të çojë Saliun në azil, se ai është moshë e tretë”, tha kreu i PS-së
Dje Rama ishte në Shkodër ku premtoi se ps 23 qershorit Shkodra do t’i ngjajë një fotografie të Marubit dhe jo një posteri të PD-së”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com