Rama: Kush voton Berishën,
tallet me veten keq fare

Rama: Kush voton Berishën, <br />tallet me veten keq fare
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Berisha, të bërë sot nga Berati se kreu i PS-së nuk do të bllokojë dot integrimin dhe në 23 qershor do të shembë murin e bllokimit.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Rama ironizon Kryeministrin kur thotë që Shqipëria ka rritje ekonomike, duke theksuar se kush voton Berishën tallet me vetën

“Çfarë vetëmohimi duhet për ta votuar një Kryeministër që thotë Shqipëria e katërta në bote me Zvicrën e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare”, shkruan Rama në Twitter.

Duke folur sot nga Berati, ku mori pjesë në aktivitetin që Partia Demokratike e Beratit organizoi për të festuar 22-vjetorin e themelimit të saj, Kryeministri Berisha deklaroi se “Rama se duke shkelur ligjet mund të ndërtosh pallate e t’u zësh lulishten qytetarëve, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit, pasi murin që ke ngritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht më 23 qershor”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë