Rama: Largohem nga stadiumi nëse
shqiptarët thërrasin ‘vritini serbët’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë intervistës së dhënë për N1 në Serbi i është rikthyer sërish asaj që ndodhi në Beograd më datë 14 Tetor në stadiumin e Partizanit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë intervistës së dhënë për N1 në Serbi i është rikthyer sërish asaj që ndodhi në Beograd më datë 14 Tetor në stadiumin e Partizanit. Kryeministri shqiptar shprehet se Ballkani është gjaknxehtë dhe se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë cilësohet si një derbi.
“Le të jemi të sinqertë kur këtu luan Partizani dhe Crvena Zvezda në Serbi, ajo duket si një luftë. Në Ballkan është derbi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Pra, duhet marrë lehtë dhe nuk duhet të bëjë shumë bujë.
Kur Shqipëria luan me Greqinë, çdo gjë është pak a shumë e njëjtë në rrugë dhe në stadium, atmosfera është shumë e zjarrtë. Ne jemi Ballkani dhe jemi gjaknxehtë.
Kjo gjë nuk mund të ndryshohet dhe, kur luajmë kundër njëri-tjetrit, ne duhet ta marrim vetëm si një ndeshje futbolli “, tha Rama gjatë intervistës për televizionin serb N1 info.
Më pas kryeministri shqiptar është ndaluar te akti i dytë i asaj që ndodhi në Beograd, ndeshjes së kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet më 2015 në Shkodër, sipas premtimit të Ramës.
Kryeministri shqiptar theksoi se ai do të largohet nga stadiumi nëse dëgjohen thirrjet “vritini serbët”.
“Do të largohem nga stadiumi nëse dëgjoj thirrje ‘vritini serbët’. Në Beograd kjo ndodhi, tifozët vërshuan kundër shqiptarëve, por askush nuk u largua nga stadiumi” tha kreu i ekzekutivit shqiptar.
Ndërsa përsa i përket dronit të lëshuar me flamurin shqiptar në stadiumin e Partizanit, Rama tha se ngjarja ishte e papërshtatshme dhe se kjo zbuloi se sa e paqëndrueshme është paqja në Ballkan.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47%
-
Jo
43.1%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 1282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja për autokritikë, shifrat flasin për Gjeorgjinë! Sylvinho bën ndryshime në formacion
14 Tetor, 16:01
-
Aksioni i opozitës, Meta: Përpjekjet e fuqishme të mirëkoordinuara, mund të rivendosin Parlamentin në ‘binarët’ kushtetues
14 Tetor, 16:00
-
Dhjetë vite më pas, Ballist Morina 'rikthehet' për 'Autochthonous: Kam kaluar shumë sfida, mos u dekurajoni
14 Tetor, 15:56
-
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator
14 Tetor, 15:55
-
Korçë/ Grabiti në 2 dyqane, në njërën kanosi me thikë shitësin, arrestohet 42 vjeçari (EMRI+VIDEO)
14 Tetor, 15:49
-
1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë
14 Tetor, 15:42
-
‘Kur kafshët dolën nga kafazi’, 10 vite nga droni dhe dhuna e Beogradit! Sot FSHF bashkëorganizon Euro 2027 me Serbinë
14 Tetor, 15:40
-
KQZ kërkon nga Kuvendi 393 punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025
14 Tetor, 15:40
-
Pensionet/ Basha: Programi ynë mundëson rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit
14 Tetor, 15:38
-
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
14 Tetor, 15:31
-
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa Notra', 4 dëshmitarë rrëfejnë në GJKKO njohjet me Rezart Taçin! Çfarë thanë për Petruzella dhe Zummo
14 Tetor, 15:26
-
PD ‘harron’ mosbindjen, takohet në tryezë me PS dhe BE-në në Rogner! Manja: Dekriminalizojmë plotësisht shpifjen
14 Tetor, 15:24