Rama: Latë policinë pa
themele dhe në katrahurë

Rama: Latë policinë pa<br />themele dhe në katrahurë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar se ka lënë policinë pa themele ndërsa kriminaliteti ka qenë shumë më i lartë se sa në këtë periudhë. Ndërkaq Rama i ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet e opozitës për rritje të kriminalitetit dhe pasigurisë të vend. Rama paraqiti shifrat gjatë interpelancës të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli. Megjithatë, në seancë ra në sy mosprania e shumë deputetëve demokratë që njihen si grupi që mbështet kryetarin aktual Lulzim Basha. Mesa duket ka qenë një bojkot i qëllimshëm, i kreut të grupit parlamentar Edi Paloka, Jorida Tabaku, Majlinda Bregu.

Kryeministri saktësoi gjithashtu se megjithëse ka një përmirësim të dukshëm të gjendjes së rendit publik, qeveria është e angazhuar maksimalisht për përmirësimin e mëtejshëm të situatës.

“Ju keni lënë policinë pa themele ne po vendosim policinë në themele". Kryeministri Edi Rama tha se, "në periudhën nga shtatori 2013 deri në shkurt 2014 numri i vrasjeve është më i vogël në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar."

Për opozitën situata e rendit publik është e rënduar dhe për këtë arsye ka thirrur një tjetër interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Interpelanca u thirr nga deputetja demokrate Jozefina Topalli, sipas të cilës krimi dhe tritoli kanë pushtuar vendin. Dhe në këtë gjendje asnjë nuk është më i sigurt.
 
Por këto pretendime sipas kryeministrit Edi Rama, janë tërësisht të pavërteta. Rama paraqiti edhe shifrat konkrete, që tregojnë se ka një ulje të ndjeshme të numrit të kriminalitetit. Por u angazhua se me reformat e ndërmarra Shqipëria do kthehet në një model rajonal për rendin. Kryeministri gjithashtu kritikoi ashpër qeverinë e kaluar, si përgjegjësen kryesore për këtë gjendje. Kreu i mazhoracës gjithashtu deklaroi se brenda 3 muajve, qeveria do të paraqesë edhe paketën e plotë antikrim, që do reformojë policinë e shtetit.
 
“Numri i viktimave është më pak se 50. Numri i vrasjeve 43. Ndërkohë që në të njëtën periudhë mes shtatorit fund shkurtit kur qeverisnit ju viktimat kanë qenë 73 dhe vrajset 64.”

Por për deputeten demokrate Topalli, qeveria ka manipuluar me shifrat. Ndërkohë shtoi se “ministria e Rendit dhe drejtues të policisë janë të lidhur me krimin, dhe kjo u duk qartazi edhe në tentativën për të ekzekutuar një biznesmen të gazit”.
 
Në fjalën e tij, Rama foli edhe për situatën e krimit dhe shpërthiemeve me tritol. Kryeministri mohoi deklaratat e Partisë Demokratike se gjendja e shpërthimeve me tritol është më keq se e njëjta periudhë më parë. Ai tha se shpërthimet me tritol nga muaji janar i 2013 deri në shtator nuk ka qenë më i vogël se ai i pas kësaj periudhe.

“Po kaq e vërtetë është se tritoli nuk u shfaq këta 6 muaj. Shikoni shifrat e 2013-ës nga 87 raste në 2013 kanë ndodhur nga janari deri në shtator dhe trendi kohor është i njëjti. Në shkurt shihet një rënie e ndjeshme”,- tha Rama.  

Duke folur për keqqeverisjen e 8 viteveve rresht të qeverisë Berisha, Rama tha se në 3 vjet kjo qeveri kishte bërë deri në 3000 lëvizje në polici.

"Faktet dhe shifrat flasin shumë më ndryshe, qeverisja juaj për 8 vjet dhe qeverisja e këtyre 6 muaj më parë, deri ne fund të shkurtit janë liruar nga detyra 327. Nga 2005-2006 kur morët pushtetin hoqët nga puna 1000 e ca punonjës. Në 8 vjet hoqët mbi 3000 policë nga puna, pa llogaritur katrahurën dhe lëvizjet brenda policisë.  Ju keni lënë policinë pa themele ne po vendosim policinë në themele. 70 % e punonjësve të policisë ishin me shkollë të mesme."

Gjithashtu, ai u shpreh se largimet nga puna të punonjësve të policisë u bën pasi emërimet ishin familjare dhe me këtë qeveria nuk mund të mbante qëndrim pajtues. “Doni që t’u mbanim në punë lukuninë e familjarëve. Apo doni që ne të pajtohemi”, tha Rama. 

JOZEFINA:JENI KRYEMINISTRI MË I PAPËRGJEGJSHËM
Në reagimin e saj, Jozefina edhe një herë akuzoi kryeministrin se është drejtuesi më i papërgjegjshëm. "Rama qeveris me gjuhë tritoli", tha ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndërsa shtoi se "gjatë qeverisjes se demokratëve sasia e drogës që transportohej drejt Italisë ishte zero".
 
“Të them që është kryeministri më i papërgjegjshëm, gjuha juaj është gjuhë tritoli, kur qeverisni ju pse mos të qeverisë dhe Zani Caushi. Fole se nëe kishim pas probleme po cili është niveli. Po NATO-ja po mos të kishte Shqipëria rend do na pranonte, po vizat do hiqeshin po mos të kishim rend. Ju s’keni  lidhje me realitetin, shqiptarët ndjejnë era tritol. Pse kjo situatë, pse kaq shumë frikë e pasiguri. Ju e përdorni policinë të luftoni bandat rivale. Prandaj i suleni opozitës. Ne e dimë çfarë do të thotë. Trafikantet duan portet dhe aeroportet dhe droga e nisur nga Shqipëria kapet në Itali. Zero ka qenë sasia e drogës.”

Redaksia Online
(esh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës