Rama “kryqëzon” drejtorët e
AKU: Ikni, jeni të korruptuar!Peleshi: Stop lulëzimit të thertoreve, nisim aksionin

Rama “kryqëzon” drejtorët e<br />AKU: Ikni, jeni të korruptuar!Peleshi: Stop lulëzimit të thertoreve, nisim aksionin
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtorin e ri të AKU, Agim Ismaili, ndërsa ka lëshuar akuza të forta për drejtuesit për korrupsion dhe gjobëvënie duke u bërë thirrje që të largohen.
 
Pas drejtorëve të Hipotekave dhe Spitaleve, kjo është hera e tretë që Rama u bën thirrje drejtorëve te institucioneve Live që të shkarkohen.
 
Ai u shpreh se AKU është kthyer në një institucion që vendos gjoba duke terrorizuar biznesin dhe sipërmarrjen.
 
Kryeministri deklaroi se ky institucion është mbushur me emërime politike, me njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë, prandaj duke filluar që nga drejtori, një pjesë duhet të largohen.
 
Ky vetëm institucion nuk është që të jemi të qartë. Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme. Situata është absurde.
 
Ky është një institucion që nuk duhet harruar se lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e jetës, shëndetit dhe me standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes Europiane.
 
Ky institucion vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtar të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. Historisë e AKU në doganat e Shqipërisë janë të pafundme dhe natyrisht që do të marrin fund njëherë e mirë se AKU nuk do të shkelë më në dogana.
 
Është e panevojshme, ashtu sikur historia e analizave edhe për mallrat e cilësisë më të lartë që vijnë nga vendet e BE, në emër të kontrolleve për të parë sa të sigurta janë, ndërsa rrugët janë të mbushura me thertore të paligjshme.
 
Ne jemi të vetëdijshëm edhe për mangësitë në infrastrukturë, mjete lidhur me punën inteligjente që duhet të bëjë AKU për analizat dhe standardet. Sot ka ende pajisje që janë në kuti prej vitesh se nuk di ti përdorë njeri, ndërsa njerëzit janë futur për t’u dhënë një rrogë dhe jo për t’i gjetur punën një njeriu, nuk dua të vazhdoj me panoramën e frikshme.
 
Patjetër që edhe në AKU ka njerëz të zotë, që duan të bëjnë punë dhe që e kanë me pasion, por ajo çka nuk i ka lejuar është vendosja e AKU në thundrën e pushtetit të tepsisë.
 
Edhe këtu ka plot njerëz që të largohen vetë, pasi kanë ardhur si rezultat i partive dhe jo si rezultat i ndonjë lidhje profesionale apo emocionale me këtë fushë. Të gjithë drejtorët e AKU duhet të vihen në provë dhe një pjesë duhet të ikin vetë, e dini vetë si keni ardhur dhe pse nuk mund të jeni drejtorë të AKU.
 
Nuk ka nevojë përse ta zgjasim, ndërkohë që ata që janë si rezultat i arsimimit dhe eksperiencës do të rivihen në provë, do të kenë kohë për të provuar që janë të duhur. AKU vatër e mbushur me korrupsion, e infektuar nga korrupsioni dhe një vatër që gjobëvënia për korrupsion është standard, edhe mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.
 
Është e papranueshme dhe e turpshme që jeni kthyer në gjobaxhinj, cdo gjobë duhet të justifikohet ose largohet ai që e vendos. Vetë drejtuesi i ri është në provë dhe duhet të kthejë këtë institucion në standarde
” deklaroi Rama.  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve