Rama: Legalizim për shtëpitë e 
dyta, jo më ndërtime pa leje

Rama: Legalizim për shtëpitë e <br />dyta, jo më ndërtime pa leje
SHKODER - Edi Rama po mban premtimin elektoral për legalizimin e banesave, teksa në një vit qeverisje ai i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke realizuar thuajse tërë fazën e parë të këtij procesi të vështirë, i cili ndonëse ka marrë kohën më të madhe të politikës dhe qeverisjeve gjatë këtyre vite, asgjë nuk është realizuar. Kështu, Qeveria shqiptare shumë shpejt pritet të nisë procesin e legalizimit për shtëpitë e dyta. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në pedonalen e plazhit të Velipojës, në vizitën e realizuar ditën e djeshme në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.

Rama theksoi se ka një rënie të numrit të ndërtimeve pa leje. “Mur mbrojtës për ndërtimet pa leje. Me futjen e policisë ka rënie të ndërtimeve pa leje në Shqipëri, duke sjellë dhe moszënien e lirimin e hapësirave publike. Do nisim legalizimin e shtëpive të dyta. Pas reformës së re administrativo-territoriale do të krijohet një Bashki e re me potencial shumë më të madh. Ne do të ndërtojmë rrugën e re me Shkodrën”, ka deklaruar kryeministri Rama ditën e djeshme gjatë takimeve me qytetarët e këtyre zonave. Kështu, me përfundimin e sezonit turistik në plazhin e Velipojës kanë nisur punimet për ndërtimin e plotë të pedonales pranë bregut të detit, që do të lehtësonte shumë lëvizjen e qytetarëve dhe të turistëve në këtë zonë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shoqëruar edhe nga të zgjedhurit vendorë panë nga afër këto punime.

Gjatë këtij inspektimi Rama theksoi se projekti synohet të përfundohet përpara sezonit turistik 2015, ndërsa u ndal edhe tek roli i policisë së shtetit në frenimin e ndërtimeve pa leje sidomos në zonat turistike. “Me periudhën e fundit me ndërhyrjen e policisë, apo me futjen e policisë në këtë proces, ka një rënie të jashtëzakonshme të ndërtimeve pa leje dhe ndërkohë kjo është një zonë që kërkon edhe një proces legalizimi për shtëpitë e dyta”, tha Rama. Ndërsa pyetjes së një prej gazetarëve nëse ka një listë të objekteve që mund të prishen në metropolin verior, shefi i qeverisë i jep në pergjigje këshilluese ironike. “Bëj fiskulturë sepse unë e lashë ca ditë fiskulturën edhe më filloi mesi. Ti shoh se ke rritje peshe dhe kjo do të ndikojë në kolonën vertebrale”, tha Rama.

Projekti për pedonalen e Velipojës është vazhdimësi e investimit të fondeve të rajonit të Shkodrës. Vlera e investimit është mbi 36 mln lekë të reja dhe kryeministri Rama tha se projekti synohet të përfundohet para sezonit turistik të vitit të ardhshëm. Gjatë vizitës në metropolin verior, kreu i qeverisë u ndal edhe në rrugën Shkodër-Shirokë. Në fjalën e tij Rama theksoi se këto rrugë do të kthehen në akse të zhvillimit të Shkodrës. “Është e domosdoshme që të gjithë këto akse, të kthehen në akse të zhivillimit të vetë Shkodrës si qendër dhe si territor”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama inspekton dhe punimet në rrugën Grudë e Re-Qendër Golem, në Komunën Rrethina. Rruga me gjatësi 1.5 km, investim i Qeverisë me vlerë rreth 31 milionë lekë, lehtëson lëvizjen për 3500 banorë të zonës. Kjo rrugë shkurton ndjeshëm distancën që lidh fshatrat Grudë e re dhe Golem me qytetin e Shkodrës dhe me qendrën e komunës Rrethina. Ndërkohë që kryetari i Komunës Rrethina se “në 23 vjet, këtu nuk ka pasur asnjë investim. Qeveria juaj mundësoi investimin e kësaj rruge”. Kreu i qeverisë i ka intensifikuar vizitat në zonat më me pak investime gjatë tërë këtyre viteve, duke nisur në këtë mënyrë aksionin e rilindjes së këtyre zonave me rëndësi jetike për vendin.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA