TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me të dhëna që lidhen me procesin e legalizimeve, ku thekson se ky proces është kthyer nga klientelist dhe i kushtueshëm, në një realitet falas për të gjithë qytetarët.
Në videon e publikuar nga kryeministri në faqen e tij në "Facebook" paraqitet dëshmia e një personazhi nga Zall – Dardha e Dibrës që në vitin 2016, ka bërë të mundur legalizimin e shtëpive të vetëdeklaruara që në 2006-ën.
"Personazhi në video nuk është aktor, por një personazh që rrëfen sakrificën e tij për të ndërtuar shtëpitë dhe pritjen e gjatë për t’i legalizuar ato."-shkruhet në video.
“Familja ime vjen nga një zonë e thellë e rrethit të Dibrës, që quhet Zall- Dardhë dhe jemi vendosur prej 17 vitesh në Bathore. Kam punuar në arsim, por me ardhjen e proceseve demokratike si gjithë të tjerët kishim ambicie për të bërë një shtëpi, me kursimet tona dhe kontributin e fëmijëve duke shkuar në emigracion shumë të rinj, kështu arritëm të ndërtonim këto dy shtëpi. Në 2005 i ndërtuam dhe në 2006 i vetëdeklaruam për të marrë legalizimet. Vetëm në vitin 2016, kjo ëndërr u realizua. E gjithë familja u kënaq sepse shtëpitë tona u kthyen në pronë për ta trashëguar ne dhe fëmijët tanë”- deklaron qytetari.
/Shqiptarja.com