Përgjumja gjatë një udhëtimit me avion është diçka e zakonshme për shumë pasagjerë, por ajo që bie në sy në  këtë foto është kryeministri Edi Rama i ulur në sektorin Economy Class, duke dremitur

Përkrah pasagjerëve të zakonshëm, kryeministri duket i pashqetësuar, teksa gjatë udhëtimit ka zgjedhur edhe të dremisë për disa minuta apo edhe orë, në varësi të fluturimit. Fotoja është publikuar në faqen e Facebook, DNSH, ndërsa nuk dihet se kur është realizuar. Qeveria ka qenë në qendër të akuzave ditët të fundit për shpenzimet e luksit të ministrave.

Ashtu sikurse edhe vetë kryeministri Edi Rama është fotografuar në disa raste duke udhëtuar në “Business Class”. Siç duket denoncimet e qytetarëve dhe reagimet e mediave, kanë sjellë efektin e duhur, qeveria ka hequr dorë nga luksi dhe kur këtë e bën i pari i saj, është një lajm i mirë dhe një mësim për ministrat.

rama

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)