Kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësoi të martën rolin e Gjermanisë dhe posaçërisht të kancelares Angela Merkël në zhvillimin dhe ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit. Duke folur në konferencën Dita e Bashkëpunimit Shqiptaro-Gjerman për Zhvillim "Joining Hands Towards EU"- "Së bashku drejt BE-së", Rama tha se bashkimi i forcave drejt Bashkimit Europian është vërtet një shtysë entuziazmuese sepse jemi të bindur se duke bashkuar forcat tona me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar.
"Shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin e Gjermanisë në rajon, posaçërisht në Shqipëri , një vend i madh që ne nuk e shohim thjeshtë një partner me rëndësi stategjike për zhvillimin ekonomik, por edhe sigurimin e një lidershipi për ecurinë e qëndrueshme të të gjithë rajonit", tha Rama.
Sipas tij, eksperienca modeste na jep mundësinë të kuptojmë se sa ndërmarrje e komplikuar është lidershipi dhe se sa ende më e komplikuar bëhet sipërmarrja e lidershipit në kushtet e një rruge që sot ngjan më e gatshme për t'u çoroditur se sa kurrë më parë.
Ndërkohë, vijoi Kryeministri Rama, duket që garancia për ecurinë e projektit të Europës së Bashkuar është pikërisht lidershipi qetësisht i vendosur i Gjermanisë dhe besoj se meritë e veçantë e jashtëzakonshme e kancelares gjermane në raport me ne dhe në raport me rajonin është se pikërisht në këtë moment çorodie e pasigurie që ka kapluar Europënm. ajo i dha Ballkanit, shqiptarëve të Shqipërisë, si pjesë e gjithë rajonit një prespektivë shumë inkurajuese dhe një shpresë të rilindur tek ideja për të ecur përpara në projektin europian pavarësisht trubullirave dhe lëkundjeve që kalon sot Europa e Bashkuar".
"Përveçse udhërrëfyese në ecjen përprara të një Ballkani që është në paqe, por paqen e ka shumë të brishtë, Gjermani është njëkohësisht edhe një garanci për një Europë që ndodhet e sfiduar në kufinjtë e vet nga ambicie të natyrave të ndryshme vendesh, që po e keqësojnë në mënyrë dramatike fuqinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërive të hapura të Europës së Bashkuar", tha Rama.
ATSH
/Shqiptarja.com