Rama: Ligj për kriminalizimin e
shpifjes, të hetohet çdo akuzë!

Rama: Ligj për kriminalizimin e<br />shpifjes, të hetohet çdo akuzë!
TIRANE - Çdo deputet që do të hedhë publikisht akuza ndaj një force politike e përfaqësuesve të saj do të mbajë përgjegjësi penale dhe do ta ketë të detyrueshëm përballjen me hetimin e prokurorisë. Këtë ndryshim ligjor paralajmëroi Kryeministri Edi Rama, i cili nga foltorja e Parlamentit tha se do të sanksionohet me ligj veprimi i menjëhershëm i Prokurorisë sa herë që deputetët do të hedhin  akuza për vepra penale ndaj kolegëve të tyre.
 
Ne do të kërkojmë kriminalizim të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur ndaj një partie politike janë akuza penalisht shqetësuese dhe po me ligj do të sanksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e prokurorisë për të vepruar menjëherë, për të hetuar mbi bazën faktike të një akuze ku për shkak të detyrës dikush akuzohet për një vepër penale”, tha Rama.
 
Rama tha se qeveria nuk do të pranojë më akuzat e panumërta që opozita ka adresuar ndaj qeverisë e që i ka shprehur ato në seancat plenare, por edhe në deklarata publike.
 
Reagoi menjëherë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili paralajmëroi Ramën që të përgatitet për në gjyq pasi ka prova kundër tij. Paloka tha se do te shfaqe ne gjyq dokumente qe pretendoi se i ka siguruar nga sherbimet e huaja. "Nuk do të jetë show siç e mendon ky. Të sjellë në gjykatë tabulatet e telefonave. Të përgatitet t’i përgjigjet dokumenteve të shërbimeve të huaja ku janë përgjuar telefonatat e këtij që sot është kryeministër. Po ia bëj favor se e mendoi se do të shkonim për show", tha Paloka.
 
Kryeministri Rama paditit Palokën dhe Ristanin për shpifje për shkak të detyrës, të cilët e akuzuan për lidhje të qeverisë me krimin, konkretisht me Emiljano Shullazin,person me precedentë të ndryshëm kriminal.

Padia për shpifje, Rama-Palokës dhe Ristanit: Përballem me ju në Mars në Gjykatën e Lartë
Duke iu referuar dy padive penale që shefi i mazhorancës ka bërë për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhe deputetit Arben Ristani, Rama tha se në mars do të jetë përballja e parë në Gjykatën e Lartë. Duke i quajtur akuza qesharake, kreu i qeverisë tha se do të jepte dorëheqjen nëqoftëse provohet qoftë edhe vetëm një pretendim i deputetëve kundër tij.
 
 “Në mars kam personalisht përballjen me ty dhe me këtë tjetrin (duke iu drejtuar Edi Palokës dhe Arben Ristanit) ju kam akuzuar për shpifje dhe ju kam sfiduar me akuzat sa qesharake. Nëse do provoni sadopak nga e tëra këto hatara që ju ka nxjerrë hapësira që e quani gojë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë dhe ju do paguani çmimin e kësaj politike të turpshme. Nuk ka vend që e pranon këtë dhe që e shikon si një shfaqje që politika jep përditë se këtë detyrë ka, prandaj prokuroria të marrë një orë e më parë nga ligjvënësi detyrën e pashmangshme për të thirrur dhe hetuar çdo akuzë të kësaj kategorie. Nuk mundet më që profesionistët që e nxjerrin bukën me këto akuza të vazhdojnë të bashkëjetojnë qetësisht me ne të tjerët, sa herë të ketë nevojë zorra politike të nxjerrë gjithë atë që nxjerr në mënyrë të pashembullt. E nxirrni bukën duke i shërbyer zorrës duke e bërë baltë këtë foltore”, tha kryeministri Rama.
 
Paloka: Kujtove se e kemi shoë, por përgatitu për gjyqin, kemi prova!
Fjala e kryeministrit ka sjellë menjëherë reagimin e deputetit demokrat Edi Paloka, i cili paralajmëroi Ramën që të përgatitet për në gjyq pasi ka prova kundër tij.
 
“Meqë e kishte merak atë punën e gjyqit me mua dhe Ristanin. Ta ndërrojmë tha ligjin e BE-së edhe për shpifjen sepse kështu do të fusë edhe opozitën në burg. Të na bëjë një gjyq në bodrum si ai i mikut të tij Gjika. Për të opozita e mirë është ajo që është në burg, si babai i tij shpirtëror. Po i kthehem edhe një herë me gjyqin që ka me kreun e grupit parlamentar, se po e përgatis dosjen. Nuk na ka njohur hiç se për gjyqin po i them të përgatitet. Nuk do të jetë show siç e mendon ky. Të sjellë në gjykatë tabulatet e telefonave. Të përgatitet t’i përgjigjet dokumenteve të shërbimeve të huaja ku janë përgjuar telefonatat e këtij që sot është kryeministër. Po ia bëj favor se e mendoi se do të shkonim për show. Dhe testin e drogës ishte mirë ta bënte sot dhe ta bëjë që ta marrin vesh shqiptarët se pse flet nga 1 orë e gjysmë dhe në fund të fjalimit zbardhet”, tha Paloka.

Berisha: Rama u betua se do kthejë nenin 55
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar deklaratën e Ramës për vendosjen e një ligji për kriminalizimin e shpifjes si një tentativë për të rikthyer në fuqi nenin 55 në kohën e diktaturës.

"Kreu juaj u betua se do kthejnë nenin 55, nenin për shpifje. Ky është neni i etërve të tij."- tha Berisha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë