Rama: Listat e hapura nuk janë kauza për parti të mëdha! Hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk e ka pasur kauzë çështjen e listave të hapura, pasi në asnjë vend të botës kjo çështje nuk është kauzë e partive të mëdha. Sipas, Ramës është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë.

"Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qenie me sytë dhe veshët e hapur nga të katërt anë dhe është një qenie që dëgjon, arsyeton dhe që vendos dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kauz listën e hapura dhe nuk kemi arsye ta kemi, sepse kjo çështje nuk ka qenë në asnjë vend të botës kauz e partive të mëdha. Në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare duke folur për lista të hapura. këtë gjë unë e kam parë si një trend e ardhur në rritje nga anketimet. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë.

E dyta, ka qenë e qartë qysh në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë edhe çështje të sistemit, edhe mazhorintarin e Bashës, edhe kombëtarin e Hajdarit, por fillimisht kam thënë që duhet të bëjmë kodin.

E treta, unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasada. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falenderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. Ne atë do të bëjmë, që thotë ambasadorja, nuk do mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore, por pakti me PD-LSI i 5 qershorit nuk preket (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër