Rama: Lola, 19-vjeçarja që u
pushkatua nga nazistët në 1944

Rama: Lola, 19-vjeçarja që u<br />pushkatua nga nazistët në 1944
Personazhi i radhës në rubrikën AMARCORD të kryeministrit Rama është një 19-vjeçare që u pushkatua nga nazistët në gusht të vitit 1944.
 
Kryeministri ka sjellë një pjesë të historisë së Lolës, nxënëses së Liceut të Korçës që u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare.
 
“Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga rradhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si "odshakësia shqiptare". Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri.

Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe: "Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën i'a kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!" #LavdiPerjete 🇦🇱 ”,
ka shkruar kryeministri në facebook. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit