Pas “kryqëzimit” që Kryeministri Rama i bëri ditën e sotme drejtuesve të AKU-së, ku i akuzoi për korrupsion gjobëvënie duke u bërë thirrje që të largohen, ka reaguar ish-drejtori i institucionit, Dritan Sejko. Sipas Sejkos Kryeministri dhe Ministri Peleshi kanë këshilla dhe informacione të pasakta. Sejko thotë se kontrolli i AKU-së në dogana është një praktikë që e ka çdo vend, pasi sipas tij në të kundërt do të kishim një kolaps sigurie ushqimore.
Ai është ndalur edhe tek gjobëvëniet ku ka theksuar se synimi i AKU-së ka qenë sensibilizimi dhe jo ndëshkimi. Ai shkruajti ndërë të tjera se “edhe pse pjesën më të madhe të mandatit të kaluar drejtimin e AKU-se e ka pasur vetë partia e Kryeministrit, prapë se prapë nuk ka pasur fare vëmendjen e Qeverisë”.
Reagimi i Sejkos:
Pas deklaratave te Kryeministrit Rama dhe Ministrit Peleshi, jam plotesisht i bindur qe kane informacione dhe keshilla krejtesisht te pasakta, per arsye qe po mundohem t'i them shkurtimisht.
1-Kontrolli ne dogana nga AKU eshte nje praktike qe e ka cdo vend i pavarur ne kete planet. (Ne qofte se nuk do kishte kontroll ne dogana me rastin e skandalit te mishit te Brazilit, Shqiperia do kalonte ne kolaps te sigurise ushqimore e per rrjedhoje ne kolaps te sigurise kombetare).
2-Persa i perket gjobave qe ka vene AKU, po ju rikujtoj nje statistike te publikuar se fundmi te sezonit turistik ku jane bere rreth 3000 inspektime nga te cilat jane vene rreth 20 gjoba dhe jane kryer afro 900 paralajmerime, cka do te thote qe synimi ka qene sensibilizimi dhe informimi i biznesit dhe jo ndeshkimi. (Ndoshta kjo info nuk i ka shkuar Ministrise nga keshilltaret?!)
3-Per therjet ne rruge AKU ne baze te ligjeve ne fuqi nuk ka asnje te drejte ligjore me shume se cdo qytetar i Republikes se Shqiperise, pra te njoftoje Policine e Shtetit dhe ate Bashkiake. (Gje e cila eshte bere vazhdimisht).
AKU aktualisht eshte e pafuqishme te veproje ne qofte se nuk ndryshon baza ligjore dhe nuk mbeshtetet nga Qeveria me infrastrukture ndihmese. (AKU neper drejtori rajonale nuk ka asnje mjet transporti, drejtoria e pergjithshme e disa drejtori rajonale ushtrojne aktivitetin ne kushte te mjerueshme pune).
4- Persa i perket pajisjeve laboratorike te pavena ne pune, do te doja t'i sillja ne vemendje Kryeministrit qe i kane dhene informacion absolutisht te pavertete. (Ndoshta "informuesit" i referohen pajisjeve laboratorike te trasheguara ne dekada nga drejtorite e bujqesise qe kane po aq kohe qe jane jashte funksionit per efekt amortizimi.)
Pa dashur te zgjatem me, uroj qe vemendja e Qeverise ndaj AKU-se te mos mbetet vetem ne pjesen e propagandes, por te jete reale, sepse pavaresisht se pjesen me te madhe te mandatit te kaluar drejtimin e AKU-se e ka patur vete partia e Kryeministrit, prape se prape nuk ka patur fare vemendjen e Qeverise.
"Te pakten nje pune te mire e paskemi bere, e kemi bere AKU-ne çeshtje Kombetare ashtu sic e meriton te jete ne fakt!"
AKU, qe te funksionoje ashtu si i ka hije nje institucioni te nje Shteti qe aspiron te jete pjese e vendeve te Bashkimit Europian, ka nevojen e mbeshtetjes reale te Qeverise se vet, por edhe te te gjithe qytetareve te ketij vendi.
Uroj dhe shpresoj qe kjo te ndodhe realisht!
Ditën e sotme në prezantimin e drejtorit të ri Agim Ismaili, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtorëve të AKU-së, ku u shpreh se është kthyer në një institucion që vendos gjoba duke terrorizuar biznesin dhe sipërmarrjen.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com