Rama ‘thumbon’ Bashën: E
rrëmbeu sërish ankthi i ...

Rama ‘thumbon’ Bashën: E<br />rrëmbeu sërish ankthi i ...<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa i është rikthyer zgjedhjeve të 25 qershorit. Rama tha se është meritë edhe e Bashës që zgjedhjet ishin kaq të qeta dhe me më pak shpenzime se më parë.

Më tej, i pari i qeverisë shtoi se pas zgjedhjeve e rrëmbeu sërish ankthi i të mos qenit lider dhe u kthye në historinë e sulmeve. Kryeministri i bëri këto deklarata nga qyteti i Vlorës, ku po drekon me familjen e Viron Micit në fshatin Kaninë.

“Është meritë e Bashës që u bënë zgjedhje të qeta. Zgjedhje me më pak para se këtë herë nuk janë bërë kurrë, as postera, as zhurmë. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë pamjen e liderit. E rrëmbeu ky ankth dhe u kthye prapë në atë historinë jo krimi, jo bandat, etj. Unë ju kam thënë edhe kolegëve se ditën e enjte nuk kemi çfarë bëjmë. Jashtë asaj dite ne s’kemi punë fare as t’i shajmë, as t’i sulmojmë. Ne kemi shumë punë për të bërë, prandaj e kemi caktuar që çdo muaj qeveria do shkojë në qarqe. Edhe ministrat do shkojnë çdo muaj në qarqe për takime”, tha Rama. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)