Rama: Luftë ndaj korrupsionit
dhe krimit të organizua
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill, grupi i punës për Ballkanin Perëndimor.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill (COWEB - grupi i punës për Ballkanin Perëndimor).
Gjatë takimit, Kryeministri Rama, pasi e njohu delegacionin me drejtimet themelore të programit të ri qeverisës, nënvizoi se, “sfida kryesore fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”.
Kryeministri u shpreh se, një klimë sa më tërheqëse për biznesin është përparësi dhe si një risi në këtë drejtim, Rama konsideroi institucionin më të ri që ka nisur funksionimin për herë të parë në vend, Këshillin Ekonomik Kombëtar.
Kryeministri theksoi se qeveria do të udhëheqë përmes shembullit, ndaj do ta nisë me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të trashëguara që ajo ka ndaj biznesit dhe më pas do të kërkojë angazhimin e tij.
Kryeministri vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat.
Ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, Kryeministri theksoi se Shqipëria mirëpret mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare BE-së.
Anëtarët e delegacionit e falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe për prezantimin e reformave kryesore në zbatim, duke e vlerësuar takimin shumë të frytshëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Busti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08