Rama: Luftojmë kancerin në
drejtësi, s'jemi baby-sitteri i PD

Rama: Luftojmë kancerin në<br />drejtësi, s'jemi baby-sitteri i PD
BERLIN - Kryeministri Edi Rama paralajmëron një reformë të thellë në drejtësi në muajin shtator kur ajo ishte një ndër pikat e deklaratës së përbashkët të Samitit të Berlinit.

Këtë kryeministri Rama e bëri të ditur në një intervistë për gazetaren e A1 Report, Joniada Koçi, menjëherë pas përfundimit të punimeve të samitit,e cila ndoqi në Berlin konferencën e Ballkanit Perëndimor. 

Kryeminitri Edi Rama tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë reformë që s’ka nisur, pasi sipas Ramës nuk kemi të bëjmë me një grup por kancer që luftohet me kimioterapi dhe jo me aspirina 

“Pa asnjë dyshim refoma në drejtësi është një domosdoshmëri për të rritur besueshmërinë e vendit dhe për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe gjithë BE-në. Reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do të zhvillohet mbi bazën e vetëdijes se kemi të bëjmë me një kancer jo me një grip dhe kanceri luftohet me kimioterapi dhe jo aspirina. Kush mendon të kundërtën na vjen keq po nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi mundësi ta dëgjojmë.” thekson Rama

Pyetjes së gazetares Joniada Koçi se a do ti bëjë mazhoranca thirrje opozitës të vijë në Parlament, Rama i përgjigjet se mazhoranca nuk do të jetë baby-sitteri i opozitës.

"Unë nuk predikoj për opozitën. Ajo është në të drejtën e vet të mendojë dhe të veprojë ashtu si është e arsyeshme. Për sa i takon qeverisë, qeveria nuk mund të bëhet baby-sitteri i opozitës dhe procesi i reformave nuk mund të varet nga do apo nuk do opozita të respektojë një rritëm reformash që imponohen nga domosdoshmëria që Shqipëria të fitojë kohën e humbur dhe të eci më shpejt për të rilindur në të gjitha dimensionet e për tu bërë pjesë e BE." tha Rama

Rama ka komentuar dhe komentet e ish kryeministrit Berisha në Facebook se ai nuk ishte i denjë për këtë samit.

"Unë nuk e ndjek në Facebook paraardhësin tim dhe është një nga miliona apo miliarda përdoruesit e Facebook, kështu që është e drejta e tij të thotë çfarë të dojë dhe sigurisht me shumë keqardhje unë mund t’i them që nuk e ndjek." nënvizon Rama

Në intervistën për A1 Report Rama flet për vizitën e tij në Serbi më 22 Tetor dhe për faktin se sa do të jetë i gatshëm kryeminitri të diskutojë me homologun e tij serb çështjet e mbetura pezull mes shqiptarëve dhe serbëve 

"Kosova është shtet më vete dhe për vete. Në këtë pikë nuk kemi fare çfarë të diskutojmë, sepse është një proces që nuk ka kthim pas dhe e dyta nuk është absolutisht e nevojshme të ndërhyjë Shqipëria. Sa i përket gjithë pjesëve të tjera, sigurisht ne do të diskutojmë për shqiptarët, për minoritetet e për çdo gjë. Nuk është e thënë që të biem dakort për të gjitha por do të biem dakort që për ca gjera nuk biem dot dakort. Ama në gjërat që kemi dakortësi do të punojmë dhe do të shkojmë përpara." tha kreu i ekzekutivit për A1 Report

Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?