Ai tha se për 21 janarin shpreson një gjykim të drejtë dhe jo farsë dhe sa për korrupsionin, ka vende që kanë dhënë shembuj se ai mund të luftohet me politika të caktuara. Ndër këto shembuj, është edhe drejtimi 11 vjeçar i bashkisë së Tiranës nga Rama, që ka treguar sesi mund të qeveriset pa korrupsion.
FTESES PER PUNESIM NE QEVERINE E RE IU PERGJIGJEN MBI 10 MIJE VETE
"Intervista e vështirë" e kryesocialistit nisi me ftesën që ai i ka bërë, të talentuarve në të gjitha fushat, për të punuar pranë qeverisë së re. A pati interes për këtë ftesë? Rama tha: "“Pas zgjedhjeve shumë njerëz të rinj, të cilët janë të talentuar, kanë aplikuar për vende pune pranë nesh dhe deri në këto momente kemi rreth 10 mijë aplikantë. Pra, përgjigja që unë kam pasur në këtë ftesë ka qënë shumë e mirë.
RAMA: ZGJEDHJET ISHIN TE MIRA, E MERITOJME STATUSIN KANDIDAT PER NE BE"
Lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të fundit dhe statusin kandidat për në BE që Shqipëria aspiron, kreu i PS-së tha: "Këto zgjedhje ishin të mira dhe mendoj se vitin e ardhshëm ne mund ta marrin statusin kandidat, e kemi kaluat testin. Gjatë zgjedhjeve ne u afruam qytetarëve një alternativë për të ndryshuar dhe fushata zgjedhore ishte e bazuar e gjitha mbi një program, mbi premtime dhe ne tani jemi para një testi."
"PER 21 JANARIN DUAM NJE GJYKIM TE DREJTE DHE JO FARSE"
I pyetur për vrasjet e 21 Janarit, Rama tha: “Unë kam besuar tek ndryshimi në këtë vend dhe një nga arsyet që ne e ndjekim tërë këtë proces është që të jepet një vendim i drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për 21 Janarin. Kur kam folur për Sali Berishën kam thënë që ai ka gjithë përgjegjësinë dhe kam thënë që do ketë një gjykim të mirë që të mos jetë sërish farsë”.
GAZETARJA E BBC KEMBENGUL SESI DO TE LUFTOHET KORRUPSIONI
Më pas, gazetarja e BBC-së e përqëndroi bisedën tek korrupsioni në Shqipëri dhe sesi do luftohet ai. Ajo pyeti për ryshfetet nën dorë, sidomos në mjekësi, pastrimin e parave etj. dhe se çfarë do bëjë qeveria e ardhshme.
"Unë besoj se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet me një sistem më të moderuar. Procesi ka të bëjë dhe me akuza të ndërsjellta thuajse nga gjithë politikanët, por ne duhet t’i lëmë pas këto akuza dhe ndoshta zgjedhjet dhe qeveria e ardhshme do tregojë se niveli I korrupsionit do të ulet. Njerëzit kanë zgjedhur alternativën e majtë dhe unë e kam treguar duke udhëhequr për 11 vjet, bashkinë sesi mund të administrohet pa korrupsion dhe unë shpresoj se edhe qeverisja do të tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.
Korrupsioni ëhstë diçka që duhet luftuar dhe mund të luftohet. Ne kemi njerëz në menaxhim, ku ka shumë korrupsion Besoj se ne do arrijmë të transformojmë gjithë sistemin. Ka shumë histori të sukseshme që mund të tregojnë se korrupsioni është i luftueshëm; padyshim që kjo do reforma të qarta e të plotë të cilat ne i kemi gati.
Ne kemi një program special për bankat dhe stabilitetin e sektorit financiar. Ky program mendoj se do të na ndihmojë shumë në përmirësimin e buxhetit po duhet të shikojmë se cili është realiteti në sektorin financiar. Ne duhet të luftojmë korrupsionin dhe lufta ndaj tij do na ndihmojë në sistemin financiar.
Programi ynë është i aplikueshëm. Luftimi I korrupsionit do na sjellë më shumë investime. Prandaj ne duhet të gjejmë rrugën e duhur për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Kemi filluar të diskutojmë sesi mund të ndihmojmë qytetarët, sesi mund të qeverisim dhe kemi disa prioritete,"- përfundoi Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)