Rama: Luluç Boçi është zar i Metës dhe Berishës! Më kujton ‘Zonjën nga qyteti’

 

Nga Belshi, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçin për të cilin thotë se është një zar i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për ta Rama thotë se kanë hallet e tyre personale dhe nuk e kanë mendjen te problemet e njerëzve. Për Luçiano Boçin, Rama thotë se i kujton Lulzim Bashën, por në ndryshim nga Basha, sipas kryeministrit Boçi fle më pak gjumë dhe kështu gënjen më shumë.

Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një kontratë me statusin kryebashkiaku i ri për të sjellë 400 mln investime në Elbasan, nga një kompani që nuk figuron asgjëkund.

“Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardh nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari. Po ai është simbol. Gjigand. Luluç Boçi. Më kujton zonjën nga qyteti, ju kujtohet Koçi që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemeri gjithë dynjanë. Ku është zotni nga qyteti që e filloi fushatën duke firmos një kontratë. Kontrata e parë dhe  fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, ku një kandidat firmos me statusin kryetari i ri i bashkisë. Ku ka kryetari iri i bashkisë, ose je ose nuk je kryetari. Ku firmosi për të sjellë 400 mln investime në Elbasan me një konsulent nga Bari që nuk figuron asgjëkund, një skenë filmi i zotnisë nga qyteti. Edhe në pamje po ta shohësh. Mua më pëlqen se më heq edhe mallin e Lulit. Ky është më lart. Ky është një variant i Lulit që nuk fle as gjumë. Ai të paktën flinte gjumë edhe rrente ë pak. Ky nuk fle as gjumë, edhe kur mbyll sytë rre. Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Donimo luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe ju takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në bashkitë e Elbasanit: Liqeni i Belshit ishte grumbull plehrash, sot pret 150 mijë vizitorë në vit! Kemi transformuar Cërrikun dhe Librazhdin


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!