Rama në bashkitë e Elbasanit: Liqeni i Belshit ishte grumbull plehrash, sot pret 150 mijë vizitorë në vit! Kemi transformuar Cërrikun dhe Librazhdin

ELBASAN- Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme është ndalur në qarkun e Elbasanit dhe ka zhvilluar takime me qytetarët në Belsh, Cërrik e Librazhd në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Rama bëri thirrje që të votojnë Partinë Socialiste, duke thënë se është një votë për zhvillimin dhe përparimin e këtyre bashkive, që sipas tij në këto katër vite kanë pësuar një ndryshim rrënjësor krahasuar me kohën kur qeveriseshin nga demokratët.

Teksa ishte në Belsh dhe kandidatin për kryebashkiak Arif Tafanin, Rama tha se kjo zonë është kthyer në një destinacion turistik, ndërsa në kohën e Partisë Demokratike, liqeni ishte thjesht një grumbull plehrash dhe shkurresh. Rama tha se që kur e ka vizituar për herë të parë këtë zonë, ka qenë i bindur se do ta zhvillojnë, e ndërsa sot theksoi se pret 150 mijë vizitorë në vit. Kreu i qeverisë tha se Belshi tashmë është vetëm 20 minuta larg nga Elbasani, krahasuar me 1 orë e 30 minuta që ka qenë më parë.

“Arifi është shumë modest, modestia. Unë vërtetë  e kam pasur bindje, fiksim që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik.  Ekam pasur këtë bindje që kur kam ardhur për herë të parë. Kur ky liqen ishte si pellg i rrethuar nga plehra, ferra. Ku bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor atje. Medemk bulevardi që ishte gjithë gropa. Kur erdhi Arifi që më mori, dukej dikur po më merrte të më çonte me ndonjë vakti, tha se rruga është shumë  e vështirë. Që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra  e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh. Vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot ne jemi në një situatë ku brenda një viti këtu vijnë 150 mijë vizitorë dhe turistë, atëherë kjo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, Luçiano Boçi, për të cilin thotë se është një zar i tyre.  Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një kontratë me statusin kryebashkiaku i ri për të sjellë 400 mln investime në Elbasan, nga një kompani që nuk figuron asgjëkund.

"Më kujton zonjën nga qyteti, ju kujtohet Koçi që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemerosi gjithë dynjanë. Ku është zotni nga qyteti që e filloi fushatën duke firmos një kontratë. Kontrata e parë dhe  fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, ku një kandidat firmos me statusin kryetari i ri i bashkisë. Ku ka kryetari i ri i bashkisë, ose je ose nuk je kryetari. Ky firmosi për të sjellë 400 mln investime në Elbasan me një konsulent nga Bari që nuk figuron asgjëkund, një skenë filmi i zotnisë nga qyteti", tha Rama. 

Ndërkohë, nga Cërriku Rama prezantoi kandidatin Andi Salla, për të cilin thotë se ka punuar shumë për t’i ndryshuar faqen bashkisë. Kryeministri shtoi se Cërriku nuk ka ndryshuar në të gjithë historikun e vet, sa ka ndryshuar këto 4 vite.

“Kundërshtarët të gjitha kanë një karakteristike, vijë nga e shkuara, nuk kanë bërë asgjë nga e shkuara dhe vijnë jo për të bërë punë, por për të marrë peng bashkitë për interesa personalë. I them atyre të djathtëve, kur votoni për kryetarin e bashkisë, votoni për atë që i rri punës kokë dhe e mban vendin e pastër. Vota duhet që kur të vijnë gocat natën në shpi, mos kenë frikë se i ha ujku rrugëve, se s’ka llampa. Kush do i ndërrojë poçat, këta që i janë fikur poçat më kohë. Andi është “shalqi me provë”, dhe këtë e thotë kryekali i Tironës”, tha Rama.

Sa i takon Berishës dhe Metës, Rama thotë se i duan bashkitë për t’i kthyer në kështjella në luftën politike me qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Rama në Librazhd: Kastriot Gurra transformoi të gjithë bashkinë, tashmë i japim detyrën e rëndësishme në Tiranë

 

Kryeministri Edi Rama u ndal në Librazhd në kuadër të takimeve që po zhvillon në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Rama prezantoi kandidatin e PS, Mariglen Qaton, ndërsa vlerësoi punën që ka dhënë për tre vite radhazi Kastriot Gurra, për të cilin thotë se transformoi të gjithë bashkinë.

Gurra nuk është rikandiduar për mandatin e tretë në Librazhd, por Rama tha se ai do të ngrihet në detyrë në Tiranë, por nuk e bëri me dije postin që do të marrë.

"Më vjen mirë që edhe këtu si në stacionet e tjera kemi mundësi të flasim përmes punëve të bëra, veprave të kryera. Dua që në krye të fjalës t’i bëj një falënderim të veçantë Kastriotit, i cili për dy mandate me radhë ka qenë këmbëngulës, kërkues, shumë i përkushtuar në krye të punëve. Dua ta dini që pa Kastriotin ne nuk do kishim mundur dot të bënim këto ndryshime të mëdha në gjithë bashkinë Librazhd. Kastrioti e dorëzon stafetën me faqe të bardhë dhe është gati të marrë një detyrë të rëndësishme në Tiranë dhe për të qenë në vazhdim një derë e hapur për të gjithë ju, por edhe për të qenë një krah për Mariglenin i cili vjen nga një eksperiencë pune dhe i takon mos të lëvizë nga Librazhdi dhe të jetë krah jush 24 orë në 7 ditë të javës pranë jush.

Më kujtohet kur kemi ardhur në këtë zonë dhe kemi parë se çfarë katastrofe ishte kjo hapësirë mu ngjitur me qytetin dhe kemi vendosur ta kthejmë në park të madh të gjithë qytetit, i cili tani më është para syve të gjithëve dhe duhet vazhduar të mbillen pemë dhe të ketë përkujdesje në mënyrë që të bëhet një park për një komunitet shembullore. Janë kopshtet, shkollat, qendrat shëndetësore që janë transformuar. Sot ne jemi në fazën e transformimit të madh ekonomik dhe rritja e pagave është shembulli më kuptimplotë i këtij transformimi”, tha Rama.

Ora 13:21
Gjiknuri në Cërrik: Bashki model në gjetjet inovatore! 14 maji është votë për rritjen e pagave dhe pensioneve

 

“Cërriku është kthyer një nga bashkitë model për gjetjet innvative”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ku bashkë me Kryeministrin Edi Rama kërkuan mbështetjen për rikandidimin e Andis Sallës më 14 maj.

“Në fakt në 14 maj ne kemi zgjedhjet vendore dhe patjetër Partia Socialiste, Kryesia e saj dhe të gjithë ne ju sollëm përsëri djalin tuaj që ka merituar respektin e çdo cërrikasi me punën që ka bërë. Andi vërtet ishte i ri, por në 4-vjeçarin e parë tregoi që di të punojë, të flasë pak dhe të punojë shumë. Jo më kot ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë një nga bashkitë model për gjetjet inovative, për trajtimin e mbetjeve dhe gjetjet inovative që ai i ka implementuar për herë të parë në Cërrik. Kur ka njerëz të punës, njerëz të mençur, me vizion, këtu mund të bëhen punë shumë të bukura”, tha ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se Andis Salla nuk është vetëm, por ka mbështetjen e qeverisë dhe të ekipit të Partisë Socialiste.

“Andi ka një ekip, por mbi të gjitha ka nga mbrapa Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama që me vepra e ka treguar që ka ditur të transformojë këtë bashki. Ju e dini sesi ka qenë 10 apo 12 vjet më parë, se në çfarë gjendje ka qenë bashkia Cërrik. Ju e shikoni sot, qyteti nuk ka më asnjë bllok të pa asfaltuar dhe të pa urbanizuar. Falë punës së këtij djali, mirëadministrimit të bashkisë, por patjetër edhe qeverisë së Edi Ramës. Mirëadaministrimi i taksave, bërja e projekteve dhe lidhja, sinergjia mes bashkisë me qeverinë qendrore bën të mundur të vazhdojnë këto vepra të mëdha transformuese në Cërrik. Kjo ka ndodhur dhe prandaj këtë binom bashki – qeveri ne nuk do ta shkëpusim edhe në 14 maj”, theksoi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek alternative përballë, Gjiknuri tha se kandidati tjetër nuk ka as program dhe nuk ofron asnjë garanci për qytetarët e Belshit.

“Nga ana tjetër kundërshtarët tanë këtu nuk përfaqësojnë asgjë. E vetmja gjë që ka bërë ai, që e dini shumë mirë ju, vetëm një kinema që u dogj dhe ajo, dhe pastaj u zhduk. E vetmja gjë që bëri ish kryetari i bashkisë të cilit njësoj si ata dy si Saliu me Ilir Metën, siç kanë ricikluar veten ata dy, e nxorën nga arkiva e historisë për ta sjellë prapë në bashkinë e Cërrikut për ta kandiduar me Andin tonë. S’kanë as program, s’kanë as garanci dhe mbi të gjitha kanë një të kaluar pa asnjë provë që kanë bërë diçka për këtë qytet apo të tjerët për qarkun e Elbasanit. Prandaj them që në 14 maj ne zgjedhjen e kemi shumë të pastër. Kemi Andin tonë, kemi Cërrikun, kemi ecjen përpara”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se vota për PS është dhe konfirmim për vijimësinë e rritjes së pagave dhe të pensioneve.

“Rritja e pagave do të kontribuojë dhe në rritjen e sigurimeve shoqërore dhe fondin e pensioneve. Me 14 maj kjo është një votë edhe për të ardhmen e pensionistëve të cilët meritojnë vlerësimin më të madh për sakrificat që kanë kaluar dhe më vjen mirë dhe dua ta përgëzoj kryeministrin Rama për shpërblimet që ka dhënë muajt e fundit dhe për kthimin e vëmendjes tek shtresat më në nevojë. Kjo na bën krenarë si socialistë dhe jam i bindur që në 14 maj ne do të japim mesazhin e duhur edhe nëpërmjet votës të gjithë pensionistët do dinë të vlerësojnë ato që kemi bërë. Përpara Andin, mbrapa lërini fosilet e Tiranës”, shtoi më tej Gjiknuri, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun Elbasan.

Ora 13:18
Gjiknuri në Belsh: Berisha dhe Meta kërkojnë të na rikthejnë fosilet e së kaluarës

 

Sekretari e Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, ishte i pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama me banorët e Belshit, ku kërkuan mbështetjen për kandidatin e Partisë Socialiste, Arif Tafani. Drejtuesi politik i PS për Qarkun Elbasan nënvizoi se falë vëmendjes dhe mbështetjes së qeverisë, Belshi është transformuar tërësisht.

“Dora e qeverisjes socialiste e ka transformuar këtë vend. Këtu në Belsh ne kemi krenari sepse shikojmë një qytet të transformuar, shikojmë një bashki të transformuar. Belshi është një nga vendet që i bën krenar të gjithë, aq më tepër ju që jeni nga ky vend. Në 14 maj ne kemi mundësinë që, mesazhin tonë nëpërmjet votës, ti themi përpara dhe njëherë Arifit i cili ka gjurmët e tij në këtë zhvillim të bashkisë, patjetër jo vetëm, bashkë me Edi Ramën se dhe ai i vetëm s’mund ti bënte këto. Pse e them këtë dhe kush është arsyeja që ne e rikandiduam prapë Arifin. Unë e kam thënë dhe herë të tjera, Arifi është njeriu që di të punojë, di të respektojë njerëzit, por mbi të gjitha ka vizion për zhvillimin e Belshit. Nuk është rastësi që kjo bashki dhe ky kryetar bashkie, Arifi, ka qenë shtytësi më i madh i projekteve zhvillimore të Belshit sepse ka ditur ti prezantojë ato, ka ditur të marrë vëmendjen e kryeministrit dhe patjetër ai meriton të marrë mbështetjen tone”, tha ai.

Numri dy I socialistëve theksoi se vota për Arifin dhe Partinë Socialiste është një votë për të ecur përpara për zhvillimin e Belshit.

“Alternativë tjetër këtu nuk ka. Alternativa që këtu kemi përballë ju e dini që ka qenë një ish kryetar që e kanë nxjerrë tani si fosilet e historisë dhe po ja sjellin prapë qytetarëve të Belshit që do të na çojë në atë kohën kur në Belsh të vinte turp të vije sepse këtu ishte një gjol. Një gjol i rrethuar nga një grumbull godinash dhe që s’kishte as edhe një vlerë për t’u parë. Ajo martesa e re me zakone të vjetra, edhe ky përfaqësuesi i tyre këtu, që kur vjen ju kërkon votën thotë unë jam djali juaj. Kur i thoni ju kush të ka sjellë? Sali Berisha me Ilir Metën. Se në fletën e votimit Ilir Metën kanë ata, BF, Ilir Meta alias Bedriu. Praktikisht kjo është oferta që i sjellin Belshit. Po pse do kthehemi ne në atë kohë? Unë besoj se s’duhet të kthehemi më në atë kohë dhe jam i bindur që qytetarët e Belshit nuk kanë as arsyen më minimale që të kthehen në atë kohë sepse zhvillimin e shohin me sy”, deklaroi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi dhe rëndësinë e votës për anëtarët socialist në Këshillin Bashkiak, në mënyrë që vendimmarrjet të mos mbeten peng.

“Ne votojmë jo vetëm për kryetarin e bashkisë, nuk diskutohet që Arifi është i fituar, por votohet dhe për këshillin bashkiak. Jepini votat Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak. Jepini që ai të mos mbetet peng i vendimmarrjeve meskine të vogla të përfaqësuesve që vijnë edhe si kushërinj. Në fund vota në 14 maj ka dhe një mesazh të rëndësishëm për politikat e qeverisë Rama, se e kemi këtu kryeministrin dhe i themi mirë se erdhe, Belshi të respekton dhe vlerëson. Në 14 maj ne votojmë edhe për atë politikë të mirë të majtë të Partisë Socialiste për rritjen e pagave të administratës dhe rritjen e pagës mesatare çdo shqiptari. Ky nuk është thjesht shpërblim për njerëzit por investim për të ardhmen tonë për djemtë dhe vajzat e Belshit të cilët mbarojnë shkollën dhe duan ta ndërtojnë jetën dhe të ardhmen këtu”, u shpreh Gjiknuri.

Më pas, u vijua me mbjelljen e pemëve të dhuruara nga Partia Socialiste, falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale.

Ora 12:27
Rama nga Cërriku: Meta e Berisha i duan bashkitë për t’i kthyer në kështjellën e luftës me qeverinë! Kanë 10 vite që thonë ‘Rama ik’, por s’kam ndërmend

 

Ndalesa e radhës e kryesocialistit Edi Rama ishte në Cërrik. Nga aty, Rama tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta i duan bashkitë për t’i kthyer në kështjella të luftës politike me qeverinë. Rama tha se një votë për ta është një votë për ndalimin e zhvillimit të bashkive. Rama tha se duan t’i marrin bashkitë dhe të harxhojnë lekët e taksave për të dërguar në Tiranën autobusë falas e për të bërë protesta me thirrjet ‘Rama ik’. Kryeministri tha se kanë 10 vite që e bëjnë këtë thirrje, po ai s’ka ndërmend të ikë.

“Vijnë nga e shkuara, s’kanë bërë asgjë, madje kanë bërë më shumë dëm. Vijnë jo për të bë më shumë punë, por për të marrë peng bashkitë për t’i kthyer në kështjella të luftës politike me qeverinë, vijnë për të mbyllur investimet, për t'i mbyllur rrugët zhvillimit bashkëpunimit dhe për të fillua avazin nga e para, dhe për ti harxhuar lekët e taksave për të financuar autobusë që nisën në tiranë për të thënë Rama ik. Kanë 10 vite që e thonë, unë skam ndërmend të iki se thonë ata Rama ik, do vijë edhe dita ime për tu larguar, por ajo ditë do vijë kur ne të vendosim bashkërisht, po ata nuk vendosin dot atë ditë”, tha Rama.

 

Ora 12:08
VIDEO/ Rama mbjell pemë në Belsh me vogëlushen: Mos e harro katundin, Gjermania është e mirë, po fshati i paharrueshëm

 

Në fund të takimit me qytetarët në Belsh, Rama mbolli pemë. Kryesocialisti mbolli pemë me një vajzë të vogël e cila kishte kthyer me prindërit nga Gjermania. Rama i dha porosi vajzës që të mos e harrojë katundin.

“Mos e harro katunin. Gjermania e mirë, po katuni është i paharrueshëm”, tha Rama.

Ora 12:01
Rama: Luluç Boçi është zar i Metës dhe Berishës! Më kujton ‘Zonjën nga qyteti’

 

Nga Belshi, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçin për të cilin thotë se është një zar i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për ta Rama thotë se kanë hallet e tyre personale dhe nuk e kanë mendjen te problemet e njerëzve. Për Luçiano Boçin, Rama thotë se i kujton Lulzim Bashën, por në ndryshim nga Basha, sipas kryeministrit Boçi fle më pak gjumë dhe kështu gënjen më shumë.

Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një kontratë me statusin kryebashkiaku i ri për të sjellë 400 mln investime në Elbasan, nga një kompani që nuk figuron asgjëkund.

“Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardh nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari. Po ai është simbol. Gjigand. Luluç Boçi. Më kujton zonjën nga qyteti, ju kujtohet Koçi që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemeri gjithë dynjanë. Ku është zotni nga qyteti që e filloi fushatën duke firmos një kontratë. Kontrata e parë dhe  fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, ku një kandidat firmos me statusin kryetari i ri i bashkisë. Ku ka kryetari iri i bashkisë, ose je ose nuk je kryetari. Ku firmosi për të sjellë 400 mln investime në Elbasan me një konsulent nga Bari që nuk figuron asgjëkund, një skenë filmi i zotnisë nga qyteti. Edhe në pamje po ta shohësh. Mua më pëlqen se më heq edhe mallin e Lulit. Ky është më lart. Ky është një variant i Lulit që nuk fle as gjumë. Ai të paktën flinte gjumë edhe rrente ë pak. Ky nuk fle as gjumë, edhe kur mbyll sytë rre. Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Donimo luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe ju takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enea: 01/05/2023 18:04

    Vetem ju e ktheni cdo vend ne vende turistike

    Përgjigju
    • Xoni: 01/05/2023 20:48

      Po tamam. Te gjithe gjermanet do vijne te bejne pushime ne Belsh. Dhe do ulen te pine kafe tek hija e atij fidanit qe asnje gjethe nuk bo.

  • Kleo: 01/05/2023 18:03

    Nuk kemi fare dyshime qe vetem me ju do ecim perpara

    Përgjigju
  • Sindi: 01/05/2023 17:28

    Me kete qeveri vetem perpara kemi per te shkuar,nuk ka opsion tjeter

    Përgjigju
  • Klea: 01/05/2023 17:20

    Kjo qeveri i ka dhene zhvillim cdo cep te shqiperis,bravo keshtu vazhdonj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin

Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin