Rama-Majkos: Je pikë referimi 
pavarësisht zbardhjes së flokëve

Rama-Majkos: Je pikë referimi <br />pavarësisht zbardhjes së flokëve
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot fazën gjysmëfinale të FRESSH Voice, në Pallatin e Kongresve. Kreu i PS vlerësoi iniciuesit e kësaj gare, jurinë, Pandeli Majko, Elisa Spiropali dhe Arlinda Dudaj, ndërsa theksoi se FRESSH Voice mbetet një projekt i rëndësishëm politik për të ardhmen e Partisë Socilaliste. 
 
Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua të rinjve FRESSH-istë se pika e referimit për të ardhmen e tyre politike, mbetet një nga deputetët më jetëgjatë në radhët e PS, ish-kryetari i FRESSH, Pandeli Majko. Rama iu drejtua me batuta Majkos, duke theksuar se pavarësisht nga zbardhja e flokëve, ai mbetet pikë referimi për brezat e ardhshëm në PS..
 
"Pandi vuri në dispozicion të këtij projekti, simbolikën që ai simbolizon, si themelues i FRESSH-it, por edhe si dikush që ka ditur dhe ia ka dalë që në të gjithë këtë kohë jo të shkurtër në politikë dhe pavarësisht zbardhjes së flokëve nga koha që kalon, mbetet një pikë referimi për të rejat dhe të rinjtë. Mbetet edhe për veteranët një pikë referimi. Dua të falenderoj edhe Elisën, natyrisht dhe Gazin që e përmenda të fundit, por jo për nga rëndësia, kanë arritur të krijojnë një proces harmonik, që s'ka qenë i lehtë, ka pasur skepticizëm dhe ku dora dorës nuk është mundësuar thjesht prezantimi i atyre që aspirojnë të jenë lider të gjeneratës tjetër në PS, por edhe përfshirja e shumë të tjerëve. Po ju zbuloj diçka të vogël, edhe logoja e FRESSH Voice është produkt i një negociata të gjatë, mes meje dhe Pandit, me ndërmjetësimin e Elisës. Po të shikoni logon e parë, kjo e fundit është më e bukur se e para, pasi të parën e kisha bërë vetë pa pyetur fare"
, u shpreh Rama.  
 
Kreu i PS tha se synimi i projektit nuk është thjesht që të mundësohet identifikimi dhe zgjedhja e liderëve të rinj të FRESSH-it, por të zgjerojë rrjetin e njerëzve të përfshirë në këtë forum.
 
"Është shumë i rëndësishëm Forumi ynë rinor dhe është shumë domethënëse ambicia që ne kemi për këtë fazë tërësisht të ri, hapet me FRESSH Voice por nuk mbyllet me FRESSH Voice. Është një kohë ku komunikimi shumë i shpejtë dhe reduktimi i komunikimit për shkak të shpejtësisë, jo vetëm emocionet, bën që idetë të mbeten të padiskutuara, argumentet të pa thelluara dhe bën që shpesh faktet dhe referencat e fakteve të mbeten të anashkaluara. Dhe kështu, bën që rëndom zemrat e njerëzve tu mëshojnë emocionalisht gjithfarëlloj sharlatanësh, lajmesh, të rejash që vijnë në formën e gjësë që bëjnë efekt në pamje të parë", tha Rama.  

Me batuta kreu i qeverisë i është drejtuar edhe anëtarit të jurisë, njëherazi aktorit të "Portokalli", Gazmend Paja. Ky i fundit ka kërkuar të flasë me mikrofon, por kryeministri nuk e ka lejuar, duke iu përgjigjur: "Jo, nuk mund të flasësh".

Batutat e Ramës me aktorin Gazmend Paja
 
Gazmend Paja: A mund të them diçka?
 
Edi Rama: Jo, nuk mund të flasësh.
 
Edi Rama: Të shoh më të disiplinuar, më të organizuar tani në FRESSH.
 
Gazmend Paja: Më ka bërë, e vërtetë. S’flas pa leje.
 
Edi Rama: Jo, nuk do flasësh. Aty rri!
 
Edi Rama: Flet mirë kush flet i fundit, tani fol!
 
Gazmend Paja: Kush mendon se në PS nuk ka disiplinë, jazëk i qoftë!

Nga 20 kandidatët më të votuar, FRESSH Voice zgjedh këtë të dielë 8 gjysmëfinalistët. Të rinjtë do të vazhdojnë garën në rrethe duke shpalosur platformat dhe pas disa muajsh do të zgjidhet dhe kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Për Kryeministrin, ky është një moment i vështirë për politikën, por të rinjtë duhet të përfshihen më shumë.


  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!