Rama: Pse e dua mandatin e 3-të! Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse fiton Luli, që del duke bërë makarona me këpucë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka deklaruar se mandati i 3 i duhet për t'i dhënë formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine të shkaktuar prej tërmetit të nëntorit.

Këtu ka ironizuar edhe PD, duke thënë se nëse Basha do të ishte në pushtet qytetarët nuk do kishin shpresë të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe sipas Ramës as nuk do kenë nëse ai fiton. Kryeministri nuk harroi të përmendë dhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferrin, i cili tha kohë më parë që “do rrisim cilësinë e diellit”.

"Në 2013 çdo sektor që nga financat te shëndetësia te arsimi te bujqësia, energjia, ishte Durrësi pas tërmetit. Fiks. Dhe fatmirësisht jetët e humbura nga krimi vrasjet, ishin më shumë se dyfishi që janë sot mesatarisht çdo vit. Sot ne i kemi pastruar rrënojat i kemi hapur kemi shtruar infrastrukturën.

Mandati i 3 është një mandat për ti dhënë një formë të plotë të gjithë kësaj ngrehine që me shumë mundim kemi sjellë deri këtu. Le të marrim për një moment që nuk është mandati i 3 por i 5 ose i 6 i Pd, mendon ti se mund të bëhet porti turistik këtu, të shkon ndërmend se mund të vazhdojnë rruga e nisur.

Ka ndonjë durrsak që është dhe me Pd se po të kishte rënë tërmeti në kohën e lulit luli të kishte qëndruar këtu ditë natë. Ka ndonjë durrsak që i shkon në mend se do hyjë në apartament nëse do fitojë luli, apo ai që do të rrisë cilësinë e diellit. Po ku e di ti? Po unë e di se ata ishin e dinte edhe durrës. A më kujtoni një punë që kanë bërë në kohën kur ishte Pd. Ma thoni një punë në Durrës, nga të gjitha gjërat që janë bërë", tha Rama.

Rama, thekson se PD dhe Basha nuk marrin vesh nga e bukura, ndërsa ka ironizuar këtu dhe videon e fundit në instagram të kreut demokrat, duke gatuar.

"Qasja e tyre është një qasje që është po ajo. Se çdo parti politike është një qasje një frymë një familje, dhe si çdo familje është e ndryshme. Qasja e tyre nuk ka lidhje me të bukurën. Mund t’i ketë bërë natyra të bukur, por dalin në instagram duke bërë makarona me këpucë. Ka dy mundësi, ose s’ka qenë duke i bërë vetë makaronat ose veshi xhinse dhe këpucë për të bërë makarona. Në të dyja rastet është dizaster. Kemi Berishën që ka thënë me zë dhe figurë që Bathorja është mrekullia e tetë e botës, dhe ai e beson këtë. Dhe e dini pse e thotë, sepse është i vetmi qytet në botë që është ndërtuar pa leje", shtoi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati projekti për ndërtimin e portit, do jetë më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale