Ndërsa vijojnë negociatat me PBDNJ e Dules, AK e Spahiut, AP e Dojakës, LDK e Lesit e dy tre partive të tjera, që në përfundim të herës pritet që brenda afatit ligjor koalicioni opozitar të kapë numrin e 43 partive të mëdha dhe të vogla, duke formuar në këtë mënyrë dhe “kolonën” më të madhe elektorale në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Burimet brenda PS bëjnë me dije se marrëveshja nuk ka hasur asnjë lloj vështirësie për shkak të konsultimit të gjërë me të gjithë aleatët dhe një kontakti të vazhdueshëm të PS me krerët e këtyre partive, përmes sekretarit për koalicionin në PS Ndre Legisi që, nga dje ka përmbyllur, në mbështetje të zotit Rama një ndër elementët më të rëndësishëm për fitoren e zgjedhjeve, atë të ndërtimit të një koalicioni të gjërë fitues, një gangrenë që gjithnjë në të kaluarën e ka ndjekur pas PS.
Me këtë koalicion opozita do të përballet në mënyrë sfifuese me aleancën e djathtë të drejtuar nga Berisha, aoleancë që brenda mesit të javës së ardhshme mbyllet. Përpos angazhimit për një fushatë të përbashkët dhe ruajtjen e votës, marrëveshja e koalicionit opozitar ka edhe elementë konkretë për bashkëqeverisjen e nesërme, në funksion të rritjes së votave në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu, sipas marrëveshjes tip të firmosur, PS është gati të bashkëqeverisë pas fitores së 23 qershorit me çdo parti në nivel qarku që merr 500-1000 vota dhe në nivel kombëtar për partitë që marrin 5000-10000 vota.
Ndërsa partitë me mbi 10 mijë vota do ketë bashkëqeverisje të shtrirë në nivel vendor dhe qëndror. Ndërsa nëse një parti e koalicionit fiton një deputet drejtpërsëdrejti më 23 qershor, ka të drejtë të kërkojë një vend në qeverisjen e koalicionit. Mësohet se në anekset e marrëveshjes me partitë e mëdha aleate do të ketë specifika të veçanta që kanë të bëjnë me marrjen e një deputeti vetëm, pa presjet dhjetore të aleatëve të tjerë dhe me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj dhe të vegjël. Pas firmosjes kreu i PSV’91 Koçi bëri publike se marrëveshja përmban detyrime të partisë për të respektuar besnikërinë e votës dhe detyrimet pas rezultatit zgjedhor, teksa shtoi se kushti i vetëm është rotacioni politik. Kreu i PLD Ngjela pas takimit me Ramën tha se do kandidojë nën siglën e partisë së tij e do dalë deputet, duke nënvizuar se kundërshtari është i rrethuar totalisht.
TAKIMET KRERËT ALEATË ME EDI RAMËN
Rama-Meta: Në takimet e zhvilluara mes kreut të PS dhe atij të LSI është rënë dakord në parim për një bashkëpunim afatgjatë, për mbrojtjen e votës. Ndërsa është diskutuar për elementë që pas fitores përmbajnë dhe nivelin e bahskëqeverisjes, duke filluar nga kreu i Kuvendit dhe poste ministrash. Por kjo pas fitores.
Rama-Gjinushi: Kanë diskutuar për bashkëpunimin për fitoren, por dhe për të gjetur një mënyrë për barazimin e votave me mandatet.
Rama-Milo: Bisedimet mes tyre kanë qënë në elementët bazë të fitores së opozitës, largimit të Berishës por dhe mundësisë për përfaqësim në Kuvend të PDS pa rënë dakord hyrjen në listat e PS.
Rama-Dule: Mbështetja e ndërsjellë për maksimalizimin e votave është elementi bazë u negociatave, por kreu i PBDNJ pavarësisht se ka ulur tonet, kërkon kujdes në aleancën me AK dhe çamët.
Rama-Spahiu: Element i negociimit është një strategji e fortë kundër Berishës, strategji kombëtare. AK ka ulur në fakt tonet.
Rama-Dojaka: Negociimi konsiston në faktin që të bashkojnë votat për një zgjidhje reale të çështjes çame, larg nacionalizmit fals.
Rama-Lesi: Ftesa e Ramës për një bashkëpunim me LDK ka gjetur mbështetje të lideri i saj, që kërkon vetëm pastërti në politikë.
NEGOCIIMI
Rama me Idrizin, çfarë kanë diskutuar
Kryetari i PS Edi Rama është takuar disa herë me kreun e PDIU, përfaqësues e çamëve në Shqipëri Shpëtim Idrizi për arritjen e një akordi për koalicion parazgjedhor. Por nuk kanë rënë dakord deri më tani për që të nënshkruar aleancën. Pavarësisht se Idrizi ka prezantuar peshën e tij elektorale, si dhe mbështetjen që gëzon në “enklava” të veçanta, me sa duket s’kanë bindur njëri tjetrin.
Lajmi u perditësua
(sg/shqiptarja.com)