11.700 vaksina Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet social, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.

Siç bën me dije, kreu i qeverisë deri tani në vendin tonë janë kryer 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Ndërkohë që sipas Ramës do të synohet për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit'

'Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri! Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit'- shkruan Rama.

Ndërkohë shifrat e të infektuarave me COVID në vendin tonë vijojnë të jenë të ulëta dhe të qëndrueshme. Në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën, ndërkohë që 6 qytetar kanë rezultuar pozitiv me Covid.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Mbërritja e 11.700 dozave të Pfizer, Soreca: Në Shqipëri do të vijnë çdo javë vaksina të financuara nga BE, synimi të sjellim 145 mijë vaksina

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas mbërritjes së sasisë së pestë të vaksinave Pfizer të financuara nga BE. Ambasadori ka shpërndarë një postim të delegacionit të BE në vendin tonë ku shkruhet se doza vaksinash do të vijën çdo javë në vendin tonë, deri në fund të Gushtit. Sipas postimit, synimi i BE-së është që të sjellë 145 mijë vaksina në total në Shqipëri. 

“Pjesa e pestë e vaksinave BioNTech / Pfizer e financuar nga BE sapo mbërriti! Një total prej rreth 20,000 Pfizer janë dorëzuar tashmë në maj duke ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian do të vijnë çdo javë deri në fund të Gushtit për të arritur 145 mijë vaksina”, shkruhet në postim.