Betimi te Presidenti/ Rama zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm. Meta: Suksese në detyrën e rëndësishme (VIDEO)

TIRANË - Pak minuta zgjat ceremonia e betimit me dyer të mbyllura të kryeministrit Edi Rama në Presidencë i cili merr kështu zyrtarisht edhe detyrën si ministër i Jashtëm. Kreu i qeverisë mbërriti në zyrën e Metës i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Një betim pa buzëqeshje të paktën nga ana e kreut të qeverisë dhe që ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta. 

Të dy kanë shtrënguar duart, ndonëse ftohtë për shkak të replikave të acaruara mes tyre dhe raporteve të tensionuara mes Presidencës dhe Qeverisë javët e fundit pas kthimit të dekretit për Gent Cakajn nga Ilir Meta. Shkak për të cilin kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe dërgimin e Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese. 

Meta uron Ramën: Suksese në detyrën shumë të rëndësishme
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit pranë Presidencës i ka uruar kryeministrit Edi Rama suksese në detyrën e rëndësishme. "Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme", thuhet në njoftimin e Presidencës.
 

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 78 votat e maxhorancës dekretin e Metës për emërimin e Ramës edhe në postin e kryediplomatit në vend të Ditmir Bushatit të larguar. Fillimisht Meta refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt, ndërsa nuk shkarkoi as Ditmir Bushatin, pas ndryshimeve të thella në kabinetin qeveritar në fund të vitit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi