DURRES - Kryeministri Edi Rama thekson se do të mbështesë rritjen dhe fuqizimin e sipërmarrjes në fshat. Këtë ai thote së do ta bëjë dhe për të nxitur punësimin, rritur prodhimin dhe eksportin në prodhimet e fshatit 

"Kush do naftën pa akcizë, kush do ulje të TVSH për farërat, pesticidet e kshu me rradhë thjesht e vetëm duhet të bëjë një gjë, duhet të ketë faturat në dorë dhe në momentin që ka faturat, i merr të gjitha këto. Ne jemi tërësisht korrekt në raport me gjithë sektorin sepse cfarë jemi zotuar e mbajmë për këdo që i përgjigjet këtij kapitulli të ri. Është një luftë e madhe në të gjitha frontet me një Shqipëri informale dhe banale që u shtynë vite të tëra duke vjedhur vetveten dhe duke mos i dhënë krahë atyre njerëzve që realisht janë pararoja sic është rasti konkret këtu apo sic janë rastet me skemat. Përsa i përket pastaj inspektorëve të tatimeve, ne kemi ndryshuar 100% kahjen. Këtu dhe kudo ku ka një sipërmarrje, zot i vendit është sipërmarrësi. Kush troket tek dera duhet të dijë si të sillet. Por një gjë; Ju duhet të na ndihmoni! Duhet të na ndihmoni duke mos lejuar që njerëz që s’kanë lidhje fare me përpjekjen tonë të përbashkët të vazhdojnë të hanë në kurrizin tuaj dhe në kurriz të qytetarëve. Ju duhet t’i denonconi! Në ato raste që ne kemi pasur denoncime, automatikisht ata janë larguar. Kështu që, është shumë e thjeshtë." shprehet Rama

Këtë deklaratë ai e dha teksa inspektoi një biznes privat në Maminas , një bashkëpunim shqiptaro-amerikan që merret me grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale aromatike.

Kjo kompani është përfituese e skemës “Mbështetje 50% e Investimit”, ku nëpërmjet bashkëfinancimit gjatë 2014, ka realizuar rikonstruksionin dhe ngritjen e kapaciteteve grumbulluese, magazinuese dhe përpunuese të bimëve medicinale të prodhuara dhe mbledhura nga fermerët vendas.

Kryeministri Rama nuk ngrurroi të shtojë ne deklaratën e tij se nëse do mbështetetn këto investime , nuk do të ketë më subvencion pa fatura tek fermerët por jo vetëm.

"Që është që ne e kemi mbyllur me lojën e subvencionimeve lartë e poshtë pa fatura pa llogari dhe pa asnjë vlerë të shtuar , po vetëm mbijetesë dhe korrupsion dhe kemi hapur një kapitull të ri, do mbështesim rritjen e fuqizimin e sipërmarrjes në fshat sepse duke mbështetur investimet e tilla ne rrisim në mënyrë eksponenciale punësimin. Janë 2500 vende pune që garantohen me këtë investim pasi është një zinxhir i tërë." tha ai

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)