Ligji është miratuar pa votat e opozitës, e cila braktisi seancën e kuvendit në shenjë proteste për mosmarrjen në konsideratë të amendamenteve të propozuara prej saj.
Ashtu si Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij para votimit në kuvend, ligji u miratua pavarësisht mosdakordësisë së opozitës.
“Kalon me mbi 84 vota ligji i pastrimit të sistemit të drejtësisë nga prokurorët e gjykatësit e inkriminuar👍#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇦🇱⭐️🇪🇺, ", ka shkruar kryeministri në profilin e tij në facebook pas miratimit nen për nen të Vettingut.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com