Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.
Kreu i qeverisë u shpreh se, “një nga hyrjet kryesore në kryeqytet po merr formën e duhur për të ardhmen”.
Deri tani mbi 20% e volumeve janë realizuar për momentin dhe vijon puna për pjesën tjetër.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.