TIRANË - Mbillen pemë në Qendrën  Spitalore Nënë Tereza dhe një nga "kumbarët" e mbjelljes së tyre ka qenë kryeministri Edi Rama, i njohur për maninë e tij për të mbjellë pemë edhe kur ishte kryebashkiak i Tiranës. 

Rama, pasi ka postuar fotot e aksionit të sotëm në QSUT ka komentuar në Facebook:

"Para 40 ditësh, aty ku sot vazhdoi mbjellja e pemëve, ishte një pazar plot me rroba, qofte edhe me një spital. Sot Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” është spital pa pazar rrobash e qoftesh dhe me një hapësirë publike që po rilind. Përgëzime dhe faleminderit drejtores së re Ogerta Manastirliu, që po udhëheq një transformim të domosdoshëm".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)