TIRANE - Shkon në 33 numri i partive politike që i janë bashkangjitur koalicionit opozitar, duke sjellë kështu në skenën politike dhe “trenin” më të madh politik të gjithë periudhës postkomuniste. Dhe kur mendohet se PS është ende në negociata dhe me tre parti të tjera të vogla, ndërkohë që diskutohet dhe koalicioni me PBDNJ, që dhe Dule nuk e ka mohuar aleancën me Ramën, si dhe mundësia e një koalicioni me LSI por dhe me Aleancën Kuq e Zi, atëherë koalicioni opozitar pritet të jetë akoma më i gjërë.
Ndërkohë pritet që në fundin e javës së ardhshme minimumi, Rama të mbledhë të gjitha partitë aleate për një diskutim të gjërë në lidhje me piketat që do të shënojnë bashkëpunimin opozitar, sipas vendimit të marrë në takimin e fundit, ku do të paraqesin me shkrim dhe do të diskutojnë dhe propozimet e secilës parti, për të nënshkruar më pas marrëveshjet bilaterale me PS.
Duke qënë se në takimin e fundit kreu i PS kishte kërkuar, mbështetur nga vetë krerët e partive opozitare, që kërkesat e tyre të ishin konkrete, paralel dhe me angazhimin për fushatën zgjedhore, partitë aleate të PS tashmë i kanë formatuar përgjithësisht kërkesat e detyrimet e tyre ndaj koalicionit të pritshëm. Kështu mbështetur dhe në rezultatet e zgjedhjeve të fundit për pushtetin vendor të 2011, por dhe ato parlamentare të 2009 krerët aleatë llogarisin që në zgjedhje të kenë peshë elektorale.
Tashmë janë bërë 33 parti aleate deri më tani që i janë bashkuar PS, përfshirë këtu dhe partitë që kanë vota siç janë PSD e Gjinushit, PDS e Milos, PSV 91 e Koçit por dhe G99 apo partia e Ngjelës dhe partia e Kurt Kolës, numri i votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor është mbi 200 mijë. Ndërkohë që pritet afrimi dhe i partive të tjera aleate, me qëllimin e vetëm marrjen e sa më shumë mandateve për një qeverisje më komode pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Ku bashkë me aleancat lokale me PBDNJ e Vangjel Dules që ka marrë në zgjedhjet e fundit mbi 40 mijë vota, mendohet një rezultat i lartë në favor të opozitës. Nuk është e thënë që të gjitha partitë aleate të Ramës të kërkojnë futjen në listat preferenciale të kandidatëve për deputetë të PS, por maksimalizimi i rezultatit të tyre do të bëhet përmes stimujve të tillë me numër votash për poste të ndryshme në qeverisjen e ardhshme.
Ndërsa disa nga partitë më të mëdha, apo “brezi i parë” afër PS mendohet të kërkojnë në një mënyrë apo tjetër praninë në Kuvend përmes përfaqësuesve të tyre si parti parlamentare, me mbështetjen e PS. Debati është përqëndruar tek një dysheme, ku mësohet se do jetë rezultati prej 25 mijë votash për një post ministri.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com