Rama mbledh aleatët: Skemë
perfekte për të ruajtur votën

Rama mbledh aleatët: Skemë <br />perfekte për të ruajtur votën
TIRANE - Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur pas më shumë se 6 muajsh aleatët e tij në selinë rozë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare te 23 Qershorit dhe koalicioneve të mundshme politike, në një takim i cili zgjati përreth një orë. Pas takimit është deklaruar se një koalicion i gjerë prej 30 partish do të ketë si qëllim rrëzimin e qeverisë, ndëra u vu theksi në ruajtjen e votës.

Kemi bërë një skemë perfekte për ruajtjen e votës. Kështu u shpreh kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela në një prononcim për mediat pas takimit me krerët e partive opozitare. “Është vendosur të rritet spektri i partive, kanë arritur 30 mund të rriten akoma”, deklaroi Ngjela i pyetur për numrin e partive të cilat kanë hyrë në koalicion me PS-në.

Kreu i PLD theksoi se Partia Demokratike do të humbë në zgjedhjet e 23 Qershorit, njëherësh duke siguruar për fitore të koalicionit opozitar. “Ne kemi të dhënat tona që Partisë Demokratike të Sali Berishës i kanë rënë aksionet”.

Ngjela tha se deri më tani “kemi krijuar një ekip që të bëjë një platformë. Dhe na duhet një marrëveshje bilaterale që do e bëjë Rama me partitë”.

Gjatë prononcimit për mediat, Spartak Ngjela tha se fushata elektorale do të jetë shumë e imët, siç e cilësoi ai, “në të gjitha poret e shoqërisë”.

“Shumë shpejt do të dalë programi për daljen nga kjo gjendje e rëndë. Kjo është krizë e vjetër, ai që do e nxjerrë do ketë të ardhme në politikën shqiptare. Është sfidë e madhe, mungojnë institucionet, s’ka drejtësi, s’funskionon kapitalizmi, ka krizë në arsim, ka krizë morale shoqëria. Me fushatën duam me çdo kusht ta nxjerrim nga kjo krizë morale shoqërinë e cila mendon se s’do të bëhet gjë. Kjo është një ombrellë e të gjithëve. Do kemi koordinim me emigracionin i cili 90 % është me ne”, deklaroi aleati i Partisë Socialiste.

Ndërkaq, kreu i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi duke e cilësuar një takim pune midis partive opozitare, foli për një hap në të cilin fillon formatimi i koalicionit politik. “Tashmë fushata është në nisje, jemi në kulmin e saj. Opozita është e bindur për fitore, por për këtë duhet bashkim më i institucionalizuar, për këtë u bë edhe mbledhja”, tha Gjinushi.

Nga ana tjetër, Petro Koçi kreu i Partisë së Vërtetë Socialiste 91 (PSV91) tha se të tjera parti janë duke trokitur për tu bërë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, duke arritur sipas tij “fitore të sigurt”. Sipas tij, mazhoranca aktuale i ka shitur interesat kombëtare dhe ka varrosur shtetin.

Aleati i Partisë Socialiste Vangjel Dule i PBDNJ-së ka “marrë mungesë” në këtë takim. Nuk dihet nëse mungesa e tij ka lidhje me votën pro ndaj Zana Xhuka, kreut të ILDKP-së, e cila u votua ditën e 21 janarit në Kuvend me 70 vota pro dhe 67 kundër. Kandidatura e cila ishte kundërshtuar nga PS edhe në Komisionin e Ligjeve, mesa duket prishi aleancat politike, pasi edhe deputetët e LSI dolën kundër PD-së duke votuar kundër Zana Xhukës.

Ndërkaq Paskal Milo ka qëndruar vetëm për pak momente në selinë rozë pasi u largua me pretendimin se kishte impenjime.

rama me aleatet
(Foto, takimi i Ramës me aleatët)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë