Rama mbledh anëtarët e rinj
të Asamblesë: Duhet angazhim

Rama mbledh anëtarët e rinj<br />të Asamblesë: Duhet angazhim
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi sot përreth dy orë anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare nga Kongresi i 5 nëntorit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të PS, Rama citohet ti ketë shprehur rezerva për punën e Asamblesë së shkuar, duke i kërkuar anëtarëve të rinj më shumë angazhim.

“Asambleja e shkuar nuk ishte gjithnjë në lartësinë e detyrës dhe veçanërisht mbulimi i territorit që është një nga funksionet kryesore të asamblesë si forum drejtues i partisë la jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, duke e lënë tërë barrën mbi deputetët. Po ashtu kryesocialisti kërkoi angazhim të çdo anëtari e anëtareje të Asamblesë Kombëtare në debatin e brendshëm të forumit dhe në debatin publik, në qendër e në lokalitetet e vendit.” Thuhet në njoftimin për shtyp

Ndërsa ora news citon Ramën të ketë thënë para anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtarese se “Votat ne i kemi por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona”

Edi Rama i kushtoi një vend të veçantë programit të ri dhe aksionit të parë të madh politik të Asamblesë së re Kombëtare për diskutimin e gjerë publik të programit në çdo zonë e njësi të banuar të Shqipërisë.

Takimi u zhvillua pa praninë e mediave, ndërkohë që një ditë më parë, Rama dërgoi një letër gjithë anëtarëve të Asamblesë, ku u kërkonte që të kontribuonin për fitoren e selisë rozë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi