Rama pas mbledhjes me drejtuesit Politik: Meta t'i firmosë ose t'i kthejë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të nis sa me shpejt zbatimi! Ne do i votojmë sërish

TIRANË - Kryeministri Rama, pas mbledhjes me shtabin elektoral, u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi do t'i votojë sërish pavarësisht nëse Presidenti Meta do t'i rikthej në Parlament.

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar" - tha Rama.

Gjithashtu Rama kishte një koment dhe për kryedemokratin Basha dhe planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike.

"Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës)", tha Rama.

Këtë të hënë në selinë e PS-së, Rama mblodhi shtabin elektoral ku diskutohen raportet e punës së bërë si dhe për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë pas mbledhjes me drejtuesit politik, kryeministri ka vijuar mbledhjen e grupit të PS-së. Në fokus kanë qenë disa çështje, mes tyre edhe ligji për presidentin, ku pritet që shumë shpejt të publikohet një draft që synon të ndërhyjë në kompetencat e presidentit, nisur nga fakti që ka pasur përplasje të shumta mes dy institucioneve, kryesisht për Gjykatën Kushtetuese, por edhe ligje që jo pak herë janë kthyer nga presidenti Ilir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rama: Meta t'i firmosë ose t'i kthejë pas! Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika të Bashës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t'i votojë sërish. 

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar", tha Rama. 

Pyetur nga gazetarja nëse do të marrë parasysh planin me 5 pika të Bashës për daljen nga kriza, Rama i përgjigj me ironi. 

"Ça plani? Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika", tha Rama.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja