Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)  

Teksa është duke pritur dekretimet e Ilir Metës dhe votën e parlamentit, Edi Rama e mbodhi sot qeverinë në Kryeministri, ku morën pjesë ministrat në largim dhe të rinjtë. Në mbledhje, Edi Rama këtë të mërkurë, përjashtoi nga pjesëmarrja zëvendësministrat, të cilët në mbledhjet e tjera merrnin pjesë me shefat e tyre. 

E para mbërriti ministrja e shkarkuar e Arsimit. Pak para orës 11 në godinën e qeverisë, hyri Ditmir Bushati, i vetmi propozim për shkarkim të cilin Ilir Meta nuk e ka firmosur. Damian Gjiknuri mbaroi bisedat në telefon, pastaj hyri në Kryeministri. Pas tij hyjnë ministrat që shpëtuan nga reflektimi kryeministror i shuplakës studentore. Ministrat e rinj hynë njëri pas tjetrit. Spiropalin e kishte marrë në makinën e saj Kumbaro. 

Më pas mbërriti Belinda Balluku, ministrja e re që do të zëvendësojë Gjiknurin në krye të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në dalje të larguarit, që me gjasë do ta kenë këtë mbledhjen e fundit të qeverisë që marrin pjesë, ishin më sportivë.

Kush iku në këmbë, kush në çadrën e shokut apo ndonjë tjetër duke pritur shoqëruesin t’i mbrojë nga shiu. Më i çliruar nga kjo mbledhje duket Arben Ahmetaj i cili mban një kasketë dhe pasi lë Kryeministrinë i hedh dosjen shoferit. Për të tjerë, duket se jeta vijon normalisht....



Ndërkohë, Presidenti i Republikës ka edhe dy ditë kohë, deri mesnatën e së premtes që të firmosë 6 dekrete: lirimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e 5 ministrave jo deputetë. Burime jo zyrtare nga presidenca i thanë Report TV se mos firmosja e shkarkimit të Bushatit, nuk ka ndonjë arsye specifike që lidhet me personin e ministrit të Jashtëm, kjo pasi shkarkimet reflektojnë drejtpërdrejt vullnetin e kryeministrit. Por, saktësojnë burimet, Presidenti nuk ka dashur të lërë vendin pa ministër të Jashtëm qoftë edhe për një javë. 

Ndërkohë, burimet në Presidencë pohojnë se Ilir Meta do të shprehet brenda afatit për 5 ministrat e rinj jo deputetë, si dy të ardhurit nga Kosova, Gent Cakaj tek Ministria e Jashtme, Besa Shahini tek Arsimi, dy drejtoret Belinda Balluku tek Energjetika dhe Anila Denaj tek Financat, dhe këshilltarja e kryeministrit, Elva Margariti tek Kultura. 

Nëse dekretet firmosen të gjitha të premten mbrëma nga Presidenti, mazhoranca socialiste po planifikon të mbledhë parlamentin javën e ardhshme, dhe të mos presë 21 janarin, kur Kuvendi çel zyrtarisht punimet. Kjo në mënyrë që ministrat e rinj të nisin punë menjëherë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 09/01/2019 17:53

    KETYRE PLERAVE DO SHKE***R ROBET E SHTEPISE SE E KAN BERE QEVERIN SI PRONE TE TYREN SHKE****T MOTERQ***T

    Përgjigju
  • ardi: 09/01/2019 16:52

    C'jane keta derra duhen derguar ne giotin .Kane shkaterruar e vjedhur gjithcka. Ngrihu o popull rripi te gjalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja